Bota

Albin Kurti propozi datën për takim, Hashim Thaçi i ‘hap dyert’ e Presidencës: Të pres në orën 15:00. (Urimi

3 Janar 2020, 16:07 Nga DOSJA
Albin Kurti propozi datën për takim, Hashim Thaçi i ‘hap

KOSOVË– Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ka dërguar një tjetër letër zyrtare liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit për ta takuar. Pasi Kurti propozoi 6 janarin si një ditë të përshtatshme për takim, Thaçi ka vendosur orën se kur mund ta presë në Presidencë liderin e partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Në komunikimin e tij zyrtar, Thaçi ka caktuar orën 15:00, duke mos harruar që t’i urojë edhe vitin e ri.

“I nderuar z. Kurti. Në përgjigje të kërkesës tuaj, shpreh gatishmëri që t’ju pres në takim me datën 6 janar 2020 në orën 15:00, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës, me qëllim të konsultimit për të propozuar kandidatin për kryeministër për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Gëzuar 2020!,“-shkruan në letrën e tij Thaçi. 

Disa ditë më parë, Thaçi e ka ftuar dy herë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Takimi ishte parashikuar që të mbahej në kabinetin e Presidentit të Kosovës. Kurti e refuzoi këtë ftesë me arsyetimin se nuk ndodhet në Prishtinë. Ndwrsa disa ditw mw vonw lajmwroi se mund ta takonte kreun e shtetit vetwm nw datwn 6, e cila u pranua edhe nga pala tjetwr. 

Pak ditë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por nuk është tentuar formimi i qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende.

Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por sot, LDK tha se heq dorë nga kreu i Kuvendit, duke ofruar një marrëveshje të palëkundur për 5 ministri dhe presidentin.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci kosove takimi thaci-kurti albin kurti hashim thaci kosove takimi thaci-kurti

Sondazh

Poll