Bota

Vràsja e gjeneralit në Iran, Haradinaj: Jemi në krah të SHBA, ishte për vëtëmbrojtje

3 Janar 2020, 14:24 Nga DOSJA
Vràsja e gjeneralit në Iran, Haradinaj: Jemi në krah të

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vràsjes së Gjeneralit në Iran nga Ushtria e SHBA. Në një reagim në Facebook, Haradinaj shkruan se Kosova është në krah të SHBA dhe ekzèkutimi i gjeneralit ka qenë për vëtëmbrojtje.

Më tej kreu në ikje i qeverisë shton se dënojnë ashpèr sulmet e Iranit dhe çdo shteti që kërkon të shkatèrrojë paqen në Irak dhe vendet tjera.

Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të ShBA-ve në të drejtën për vetëmbrojtje. Veprimet e fundit vetëmbrojtëse ndaj Gjeneral Soleiman-it janë mbrojtje, jo vetëm për ShBA-të por për lirinë dhe demokracinë gjithandej.

Ne dënojmë ashpër sulmet e Iranit dhe çdo shteti që kërkon të shkatërroj paqen në Irak dhe vendet tjera. Në këto tensione Irani dhe përkrahësit e këtij shteti duhet të ndërmarrin hapat e domosdoshëm që te mos eskalojnë situatën. Kosova qëndron pranë Amerikës dhe do ta shtojë përkrahjen ndaj Koalicionit Global të udhëhequr nga ShBA-të’, shkruan Haradinaj.

Përplasja mes SHBA dhe Iranit ka disa vite që ka dalë në sipërfaqe pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve, por në fund të dhjetorit tensionet u shtuan kur u vrá një punonjës amerikan. Vrásësi nuk u gjet dhe u vrá një civil. Në Irak është një lëvizje iraniane që drejtohej nga gjenerali i vrárë sot pas sulmit me dron. Pas vrásjes së civilëve, lëvizja iraniane shkoi dhe súlmoi Ambasadën amerikane. Tre ditë pas paralajmërimit të Trump, vrítet kreu i lëvizjes, Kasem Sulejmani.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ekzekuton gjeneralin kasem sulejmani ramush haradinaj vritet gjenerali ekzekuton gjeneralin kasem sulejmani ramush haradinaj vritet gjenerali

Sondazh

Poll