Bota

Italia një ndër 8 shtetet në botë, ku mund të blesh një shtëpi vetëm për një dollarë

3 Janar 2020, 13:55 Nga DOSJA
Italia një ndër 8 shtetet në botë, ku mund të blesh

ITALI- Shumica e gjërave të mira në mbarë botën janë të shtrenjta.

CNN Travel ka shkruar  12 muaj më parë për fshatin Sambuca në jug të Italisë ku shiteshin shtëpi të braktisura, të shkatërruara për pak më shumë se një dollar.

Historia shumë shpejt është bërë virale, duke tërhequr interesin global veçanërisht pasi qytete të tjera dhe fshatrat nga alpet veriore në Siçili po praktikonin të njëjtën gjë.

Shumë shpejt, disa nga këto qytete u gjetën të rrethuar nga blerësit. Kryetarët e bashkive morën  mijëra kërkesa, faqet e internetit u mbushën plot njoftime, ku për shtëpitë e braktisura në fshatrat e vjetëra çmimet ishinvërtetë qesharak. Por qëllimi i tyre më pas ishte që këto blerës që do shpenzonin më pak se 5 dollarë për të bërë të tyren një shtëpi në Itali, duhet të shpenzonin shumë më shumë për restaurimin e tyre.

Siç raportoi CNN në nëntor, disa nga blerësit e parë tashmë kanë hyrë brenda dhe sipas tyre kjo ofertë dukej tepër e mirë për të qenë e vërtetë, në të vërtetë duket se ia vlente.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota itali itali

Sondazh

Poll