Bota

Sùlmi ndaj ambasadës malazeze në Beograd, ambasadori serb refuzon të marrë notën e protéstës

3 Janar 2020, 15:06 Nga DOSJA
Sùlmi ndaj ambasadës malazeze në Beograd, ambasadori serb

MAL I ZI- Ambasadori serb në Mal të Zi, Vladimir Bozhoviç ka refuzuar ta pranojë notën e protéstës nga Ministria e Jashtme e Malit të Zi.Lajmi është bërë me dije nga ministria e jashtme malazeze, e cila drejtohet nga Sërxhan Darmanoviç, raporton RTCG.

Bozhoviç u thirr në një intervistë në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot për t’iu ofruar nota e protéstës lidhur me ngjarjet e fundit jashtë ambienteve të Ambasadës së Malit të Zi në Beograd dhe përpjekjen e mbrëmshme për djegíen e flamurit malazez.

Ambasadori Bozhoviç ka dënúar rastin me flamurin, duke e cilësuar si një veprim të papërshtatshëm. Ndërkohë, Sipas tij, kjo në  asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimin zyrtar të shtetit të Serbisë ose qytetarëve të tij.

Mbrëmjen e djeshme u sùlmua ambasada e Malit të Zi në Beograd. Mbështetësit e Kishës Ortodokse Serbe dhe tifozët e “Yllit të Kuq” u përpoqën të shkatèrronin flamurin malazez para ambasadës me të mjete piróteknike, duke hedhur kapsólla dhe fishèkzjarre mbi të.

Ligji i miratuar kohët e fundit në Kuvendin për Komunitetet Fetare shkaktoi një valë prótestash në të gjithë Malin e Zi, të organizuar nga serbët vendas dhe Kisha Ortodokse Serbe (SPC). Këta të fundit e përshkruajnë ligjin si të dëmshëm për interesat e tyre.Në seancën e fundit të Kuvendit, të vitit 2019 pati edhe debàte në tensíone për këtë çështje. Deputeti serb i Frontit Demokratik, Andrija Mandiç bëri thirrje për lúftë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni sulmohet ambasada malazeze në beograd vladimir bozhoviç sulmohet ambasada malazeze në beograd vladimir bozhoviç

Sondazh

Poll