Bota

Vrásja e gjeneralit në Iran, kryeministri izraelit ndërpret vizitën në Greqi

3 Janar 2020, 14:57 Nga DOSJA
Vrásja e gjeneralit në Iran, kryeministri izraelit ndërpret

GREQI– Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka ndërprerë vizitën e tij në Greqi, pas lajmit të hídhur për vrásjen e gjeneralit Kasem Sulejmani në një súlm ajror amerikan në Bagdad. Netanyahu do të takohej sot edhe me presidentin e Greqisë, Prokopis Pavlopulos. Ndërkohë, zyra e kryeministrit izraelit tha sot se Netanyahu do të kthehej më herët sesa ishte planifikuar. Netanyahu ishte në Athinë për të nënshkruar marrëveshjen ndërshtetërore mbi tubacionin energjetik EastMed, me Kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, dhe Presidentin e Qipros, Nikos Anastasiadis.

Përplasja mes SHBA dhe Iranit ka disa vite që ka dalë në sipërfaqe pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve, por në fund të dhjetorit tensionet u shtuan kur u vrá një punonjës amerikan. Vrásësi nuk u gjet dhe u vrá një civil. Në Irak është një lëvizje iraniane që drejtohej nga gjenerali i vrárë sot pas sulmit me dron. Pas vrásjes së civilëve, lëvizja iraniane shkoi dhe súlmoi Ambasadën amerikane. Tre ditë pas paralajmërimit të Trump, vrítet kreu i lëvizjes, Kasem Sulejmani.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota benjamin netanyahu kasem sulejmani vritet gjenerali benjamin netanyahu kasem sulejmani vritet gjenerali

Sondazh

Poll