Bota

Kryeministri kroat: Duam hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

3 Janar 2020, 15:55 Nga DOSJA
Kryeministri kroat: Duam hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe

KROACI– “Në samitin e Zagrebit, në muajin maj, kemi ambicien dhe qëllimin e qartë për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut”, kështu deklaroi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, gjatë një takimi me homologun e tij italian, Giuseppe Conte.

”Ne do të këmbëngulim për këtë. Ne shkojmë në mënyrë ambicioze në samitin e Zagrebit, me qëllimin e qartë për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe MV”, theksoi Plenkoviç.

Sipas tij, përvoja e Kroacisë thotë se kur negociohet nuk shihet menjëherë hapi i ardhshëm, menaxhimi ekonomik që, sipas tij, për momentin nuk është mjaft e dukshme në negociatat për aderim.

Ndër të tjera, kryeministri kroat shtoi se nga samiti BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb majin e ardhshëm ka dëshirë të japë dy porosi të rëndësishme, e para që në të gjitha samitet takimet të bëhen në mënyrë sistematike dhe e dyta që të bëhet gjithçka që është në metodologjinë për aderim në Union, pasi kjo shërben si nxitje më e madhe për vendet kandidate.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni andrej plenkoviç. hapja e negociatave kryeministri kroat maqedonia e veriut andrej plenkoviç. hapja e negociatave kryeministri kroat maqedonia e veriut

Sondazh

Poll