Bota

Vjosa Osmani: Nëse LDK dhe VV nuk arrijnë marrëveshje, ky është gabim historik

3 Janar 2020, 12:14 Nga DOSJA
Vjosa Osmani: Nëse LDK dhe VV nuk arrijnë marrëveshje, ky

PRISHTINË- Vjosa Osmani e cilëson një “gabim historik” për Kosovën dështimin për të arritur një marrëveshje mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Në një intervistë për Gazeta Ekspress, Osmani tha se nga e hëna, kryesia e LDK-së do të rimblidhet për të diskutuar.

“Pas zhvillimeve të 26 dhjetorit ka qenë nevoja që organet e LDK të mblidhen edhe njëherë. Këto takime kanë qenë të parashikuara për të premten por janë shtyrë për të hënën për shkak të arsyeve teknike dhe një numër i deputetëve nuk janë në Kosovë. Të hënën do të diskutojmë këto rrethana të reja për të parë se cili është qëndrimi i kryesisë dhe deputetëve të cilët kanë marrë legjitimitetin qytetar. Pasi t’i dëgjojmë qëndrimet e tyre do të shohim se si do të procedohet më tutje. Nuk mund te flas se cili do të jetë qëndrimi i ri. Por mendoj se do të ishte gabim historik për vendin nëse nuk do të ketë marrëveshje me Vetëvendosje. Si bartëse e listës e LDK dhe përfaqësuese e votuesve e kam për detyrë që ta dërgoj vullnetin qytetar deri në fund. Do të insistoj deri në fund”, shtoi ajo më tej.

Sipas nënkryetares së LDK, palët nuk janë takuar për të mos i lenë vend keqkuptimeve.

“Nuk janë takuar, pas takimit të së hënës, pasi t’i përcaktojmë qëndrimet tona atëherë do të ketë takime të reja dhe të shohim se si do të procedohet. Nuk dua të paragjykoj, e rëndësishme është që marrëveshja të arrihet dhe nuk kam mirëkuptim ndaj kujtdo qoftë që krijon pengesa ndaj vullnetit qytetar. Të krijohet besimi dhe të krijojmë një atmosferë më të mirë të komunikimit dhe bashkëpunimit që t’i hapet rrugë marrëveshjes”, tha Vjosa Osmani.

 

Pak ditë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por nuk është tentuar formimi i qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por sot, LDK tha se heq dorë nga kreu i Kuvendit, duke ofruar një marrëveshje të palëkundur për 5 ministri dhe presidentin.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti isa mustafa koalicioni mes ldk dhe vv vjosa osmani albin kurti isa mustafa koalicioni mes ldk dhe vv vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2020, 10:31

Mal i Zi– Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka reaguar për sùlmin që ndodhi në ambasadën malazeze në Serbi, duke u shprehur se ky veprim është i papranùeshëm. P...