Rajoni

Albin Kurti i shkruan Thaçit: Ftesat e tua mbërrijnë fillimisht nëpër portale, pastaj tek unë. S’mund të vij as sonte

Me anë të një letre Kurti i shkruan Thaçit se nuk mund të takohen dot sot pasi ndodhet jashtë vendit. Në letër Kurti e kritikon se ftesa është dërguar më herët në portale e pastaj në zyrën e tij.
Featured image of article: Albin Kurti i shkruan Thaçit: Ftesat e tua mbërrijnë fillimisht nëpër portale, pastaj tek unë. S’mund të vij as sonte Letra e Albin Kurtit për Hashim Thaçin

KOSOVË- Kryetari i Lëivzjes Vetëvendosjes (VV), Albin Kurti, i është përgjigjur sërish Presidentit Hashim Thaçi dhe ka refuzar ftesën e tij për takim.

Me anë të një letre Kurti i shkruan Thaçit se nuk mund të takohen dot sot pasi ndodhet jashtë vendit. Në letër Kurti e kritikon se ftesa është dërguar më herët në portale e pastaj në zyrën e tij. “Sot isha jashtë vendit. Nuk do të mund të vij as sonte”, ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Thaçi e ka ftuar sot dy herë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Takimi ishte paraparë të mbahej në orën 13:30 në kabinetin e Presidentit të Kosovës. Kurti megjithatë e ka refuzuar këtë ftesë me arsyetimin se nuk ndodhet në Prishtinë. Ftesa e dytë ishte bërë për në orën 20:00.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment