Sport

Wayne Rooney në telashe: humbet sërish dhe gjithnjë drejt fundit në renditje...

“Frustrimi më i madh për mua, gjatë gjithë sezonit, është se ne dukemi si dy skuadra të ndryshme në shtëpi dhe jashtë”.

30 Dhjetor 2024, 08:30 Nga DOSJA

Wayne Rooney në telashe: humbet sërish dhe gjithnjë drejt fundit

ANGLI - Oxford United shënoi dy gola, duke mposhtur lehtësisht Plymouth Argyle në kampionatin anglez dhe duke vënë akoma më shumë presion mbi trajnerin Wayne Rooney, një ish-yll, që e lidhi pasurinë e tij në futboll me Manchester United, Everton, si dhe me kombëtaren angleze.

Siç raporton BBC, në një ndeshje të komplikuar për të, ish-lojtari i “Djajve të Kuq” pa skuadrën e tij të humbiste 2-0, duke e shtyrë edhe një herë datën e fitores së parë. Tashmë seria pa 3 pikë është zgjeruar në 9 ndeshje radhazi në kampionat, me Plymouth të mbërthyer në 18 pikë pas 23 ndeshjesh.

Në prag të ndeshjes, Rooney tha: "A jam unë njeriu i duhur? Unë mendoj se jam,- tha Rooney. - Unë e di se si funksionon futbolli, nuk jam budalla. Frustrimi më i madh për mua, gjatë gjithë sezonit, është se ne dukemi si dy skuadra të ndryshme në shtëpi dhe jashtë. Eshtë më mirë t'i përgjigjemi të gjithëve në mënyrën më të mirë të mundshme."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 29 Dhjetor 2024, 18:50

Liga 1 “thumbon” Cristiano Ronaldon…

FRANCE - Cristiano Ronaldo ka marrë një përgjigje ironike nga Liga franceze, pasi ky i fundit e kishte kritikuar hapur kampionatin në fjal...