Sport

Shkarkohet Fonseca, drejtuesit e Milanit marrin vendim!

Në vend të tij duket se do të jetë Sergio Conceiçao i cili sipas burimeve pranë mediave italiane është duke udhëtuar drejt Milanos për të nënshkruar kontratën.

30 Dhjetor 2024, 00:19 Nga DOSJA
Shkarkohet Fonseca, drejtuesit e Milanit marrin vendim!

ITALI - Koha e Fonsecës ka përfunduar. Barazimi ndaj Romës dhe diferenca me tetë pikë nga zona e Champions League i dhanë fund aventurës së trajnerit portugez si trajner i Milanit .

Vendimi i klubit, që dukej se ishte gati dhe po qarkullonte prej kohësh më në fund ka ardhur, edhe pse jo publik, por trajneri menjëherë pas përballjes me Romën ka përshëndetur lojtarët dukei i dhënë lamtumirën. Në vend të tij pritet të jetë Sergio Conceiçao i cili sipas burimeve pranë mediave italiane është duke udhëtuar drejt Milanos për të nënshkruar kontratën. Ai do të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës për ta përgatitur për ndeshjet e Superkupës së Italisë në fillim të janarit (ndërkohë që me sa duket debutimi i tij do të jetë ndaj Juventusit të djalit të tij).

Lajmi qarkullonte për orë të tëra dhe me sa duket kishte mbërritur edhe tek personi në fjalë, i cili u shfaq aq nervoz në pankinë, sa u përjashtua për të protestuar pas një faulli të diskutueshëm të Pisillit ndaj Reijnders në zonën e verdhekuqve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 29 Dhjetor 2024, 18:50

Liga 1 “thumbon” Cristiano Ronaldon…

FRANCE - Cristiano Ronaldo ka marrë një përgjigje ironike nga Liga franceze, pasi ky i fundit e kishte kritikuar hapur kampionatin në fjal...