Sport

Bëmat e Sir Ferguson, i dhuroi 100.000 euro lojtarit që të linte futbollin!

Ferguson kishte shijuar një aventurë legjendare tek Man United, duke u shpallur kampion i ligës plotë 13 herë.

29 Dhjetor 2024, 18:35 Nga DOSJA
Bëmat e Sir Ferguson, i dhuroi 100.000 euro lojtarit që të linte

ANGLI - Sir Alex Ferguson para shumë kohësh i kishte ofruar një ish-lojtari të Manchester United 100 mijë euro për t’u tërhequr nga futbolli menjëherë, kur lojtari kishte qenë vetëm 29 vjeç.

Ferguson kishte shijuar një aventurë legjendare tek Man United, duke u shpallur kampion i ligës plotë 13 herë. Ai ka drejtuar disa prej lojtarëve më të mirë në botë duke përfshirë Eric Cantona, Cristiano Ronaldo dhe Wayne Rooney.

92-vjeçari madje njihet edhe si një ‘figurë babai’ dhe kishte dalë në mbrojtje të lojtarëve të tij në plotë raste. Fergson i kishte ofruar Paul McGrath 100 mijë euro për të lënë futbollin për shkak të varësisë së tij ndaj alkoolit. McGrath kishte vuajtur nga varësia ndaj alkoolit, dhe Ferguson ishte i gatshëm që ta paguante irlandezin vetëm që ai të largohej nga klubi dhe të linte futbollin.  

Gjatë asaj kohe, McGrath kishte refuzuar ofertën e Fergusonit pasi ai kishte besimin se mund të jap edhe më shumë si lojtar. McGrath gjithësesi u largua nga United për tek Aston Villa, atje ku kishte marrë nofkën ‘Zot’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll