Sport

Lahm kritikon Tuchelin: "Bayernit i mungonte qartësia, Kompany e solli atë"...

“Ajo që Kompany ka bërë është sigurimi i qartësi, Kim dhe Upamecano janë mbrojtës qendrorë dhe luajnë rregullisht, kjo u jep atyre vetëbesimin që u mungonte më parë”.

30 Dhjetor 2024, 08:00 Nga DOSJA

Lahm kritikon Tuchelin: "Bayernit i mungonte qartësia, Kompany e solli

GJERMANI - Ish-legjenda e Bayern Munichut dhe e kombëtares gjermane, Philipp Lahm, ka dhënë një intervistë për Kicker, në të cilën ka folur për situatën aktuale të ish-klubit të tij, të cilën tani e drejton trajneri Kompany:

"Gjërat janë përmirësuar. Ajo që Kompany ka bërë është sigurimi i qartësi, Kim dhe Upamecano janë mbrojtës qendrorë dhe luajnë rregullisht, kjo u jep atyre vetëbesimin që u mungonte më parë”.

"Përpara" ai i referohet kohës së paraardhësit të Kompany në krye, Thomas Tuchel, i cili fillimisht besoi te Upamecano dhe Kim, por pak më pas te Matthijs de Ligt dhe Winter. “Pa qartësi, - thotë Lahm,- asnjë mbrojtje dhe asnjë ekip nuk mund të ketë siguri, kjo ishte ajo që mungonte përpara Kompany.

Përpara është aksi qendror me Joshua Kimmich, Jamal Musiala dhe Harry Kane. Dhe katër anësorë po aq të talentuar”. Megjithatë, tetë herë kampioni gjerman paralajmëron: "Bayerni nuk është ende aq i qëndrueshëm sa duket ndonjëherë. Edhe tani, siç e shohim herë pas here, ka ende shumë për të bërë."

Megjithatë, në lidhje me finalen e Ligës së Kampionëve që Bayern mund të luajë në shtëpi, Lahm është optimist: "A mjafton kjo për të menduar për finalen në shtëpi? Unë mendoj kështu. Shumë skuadra të mëdha në dukje, janë në rënie dhe duhet të luftojnë: Manchester City, PSG. Për ta, gjëja e rëndësishme është të hyjnë në “Top 24”. Bayerni ka gjithmonë mundësinë për të arritur në finale”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 29 Dhjetor 2024, 18:50

Liga 1 “thumbon” Cristiano Ronaldon…

FRANCE - Cristiano Ronaldo ka marrë një përgjigje ironike nga Liga franceze, pasi ky i fundit e kishte kritikuar hapur kampionatin në fjal...