Sport

Liga 1 “thumbon” Cristiano Ronaldon…

Pas nënvlerësimit që portugezi i bëri kampionatit francez, erdhi edhe kundërpërgjigjia

29 Dhjetor 2024, 18:50 Nga DOSJA

Liga 1 “thumbon” Cristiano Ronaldon…

FRANCE - Cristiano Ronaldo ka marrë një përgjigje ironike nga Liga franceze, pasi ky i fundit e kishte kritikuar hapur kampionatin në fjalë, duke e vlerësuar si inferior në krahasim me atë saudit.

“Liga Saudite është më e mirë se Liga 1, padyshim. Franca ka vetëm PSG. Pjesa tjetër ka marrë fund. Nëse nuk më besoni, provoni të bëni sprinte në 38, 39 apo 40 gradë Celcius dhe do ta shihni”, theksoi portugezi në një intervistë të tij.

Përgjigja nuk ka vonuar nga llogaria zyrtare në spanjisht e Ligës 1, e cila edhe më parë e ka “thumbuar” Cristiano Ronaldon. Ajo postoi një foto të Lionel Mesit me Kupën e Botës të fituar në Katar 2022. “Leo Mesi duke luajtur në 38 gradë”, shkruante ajo në rrjetet sociale, duke thumbuar portugezin me rivalin e tij më të madh.

Liga 1 “thumbon” Cristiano Ronaldon…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll