Sport

VIDEO/ Manchester City gjen fitoren pas 5 ndeshjesh, mposht Leicesterin…

Skuadra e Guardiolës fiton në transfertë 0-2 ndaj Leicester City

29 Dhjetor 2024, 18:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Manchester City gjen fitoren pas 5 ndeshjesh, mposht Leicesterin…

ANGLI - Manchester City ka arritur të rigjejë fitoren me rezultatin 2-0 në transfertë ndaj Leicester Cityt, në kuadër të javës së 19-të në elitën e futbollit anglez.

Kërcënimi i parë serioz në këtë ndeshje erdhi nga Erling Haaland, i cili në minutën e 8-të bëri një gjuajtje të fortë, por portieri vendas arriti ta ndal topin duke mohuar golin.

Megjithatë Manchester City gjen golin, duke hapur kështu ndeshjen në minutën e 21-të me Savinhon, i cili ndryshoi shifrat e takimi në 1-0.

Leicester City pati mundësinë që të barazojë rezultatin në minutën e 39-të, por gjuajtja me kokë e Facundo Buonanottes goditi shtyllën e majtë. Për epilogun përfundimtar të takimit u përkujdes Erling Haaland i cili në minutën e 78-të shënoi me kokë në portën e zbrazët, duke vulosur rezultatin në 2-0, pas asistit të Savinhos.

Kjo ishte fitorja e parë për Manchester Cityn pas pesë ndeshjesh, teksa momentalisht renditen në vendin e pestë me 31 pikë, 11 më pak se kryesuesit e Liverpoolit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll