Sport

Sergio Conceiçao?!... Loja sulmuese dhe kujdesi në mbrojtje, janë "armët" e tij

Ish-lojtari i Interit dhe Portos, vlerësohet për karizmën e tij, por jo vetëm...

30 Dhjetor 2024, 07:30 Nga DOSJA

Sergio Conceiçao?!... Loja sulmuese dhe kujdesi në mbrojtje,

ITALI - Nga Fonseca te Conceiçao, trajneri i ri i Milanit do të jetë ende portugez. Ish-lojtari i Portos, i cili do t'i bashkohet kuqezinjve për 6 muaj, konsiderohet si një nga trajnerët më të respektuar në skenën e futbollit të vendit të tij dhe një nga figurat më me ndikim në futbollin portugez.

I lindur më 15 nëntor 1974 në Penafiel, ai e ka lidhur të gjithë karrierën e tij si trajner me klubet më të rëndësishme në Portugali, që nga debutimi i tij si trajner i Académica te  Nacional, të cilin e udhëhoqi drejt shpëtimit dhe kualifikimit në kompeticionet evropiane.

Në 2016, Conceiçao kaloi te Porto, me të cilin fitoi tre tituj kombëtarë, tre Superkupa portugeze, 4 kupa kombëtare dhe një Kupë të Ligës. Ai nuk arriti të fitonte në Evropë, ku shpesh ia doli mirë në Champions League, duke alternuar 4-2-3-1 me 4-4-2, formacionet e tij referuese. 

Qasja e tij taktike është dinamike dhe fleksibël, loja e tij është sulmuese, por kërkimi i ekuilibrit i bën ekipet e tij të mbrohen me rregull dhe vëmendje të madhe. Pika e tij e fortë është karakteri i tij: Conceição njihet për aftësinë e tij për të motivuar lojtarët dhe për karizmën e tij, si dhe për personalitetin e tij të fortë dhe vendimtar. Cilësi që duket se ‘martohen’ në mënyrë perfekte me lojtarët aktualë të AC Milan.

Pas vazhdimit të kontratës me Porton në prill 2024, më 4 qershor, pas zgjedhjeve presidenciale të Villas Boas, ai vendosi të ndahej me klubin e tij me marrëveshje të përbashkët. 

Si lojtar ai pati një karrierë të gjatë dhe të rëndësishme mes Porto (tre kampionate dhe një kupë portugeze), Lazio (një scudetto, një Kupë e Fituesve të Kupave, një Superkupë Evropiane, një Kupë Italie dhe një Superkupë Italie), Parma dhe Inter, me të cilin gjeti pak hapësirë ​​edhe për shkak të një dëmtimi dhe u nda më 28 korrik 2003.

Vitet e fundit të karrierës së tij ishin në Belgjikë në Standard Liège, në Kuvajt me Al-Qadisiya dhe në Greqi në Paok Selanik, ku e mbylli karrierën në vitin 2009, një ditë para ditëlindjes. 

Me kombëtaren portugeze, megjithatë, ai bëri debutimin e tij më 9 nëntor 1996, në një ndeshje të fituar 1-0 kundër Ukrainës (e vlefshme për kualifikimin në kampionatin botëror 1998) dhe mori pjesë në kampionatin evropian të vitit 2000, duke shënuar ndër të tjera një “hat-trick” vendimtar kundër Gjermanisë në fazën e grupeve, dhe në Kupën e Botës 2002. Në total ai bëri 56 ndeshje me 12 gola. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 29 Dhjetor 2024, 18:50

Liga 1 “thumbon” Cristiano Ronaldon…

FRANCE - Cristiano Ronaldo ka marrë një përgjigje ironike nga Liga franceze, pasi ky i fundit e kishte kritikuar hapur kampionatin në fjal...