Sport

VIDEO / Nuk ka fitues në “San Siro”, në fillim Reijnders dhe më pas përgjigjia e Dybalas!

Kuqezinjtë dhe verdhekuqt nuk po arrijnë t'u japin vazhdimësi fitoreve, respektivisht ndaj Veronës dhe Parmës, duke mbetur larg vendeve të para të klasifikimit.

29 Dhjetor 2024, 22:57 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ka fitues në “San Siro”, në fillim Reijnders

ITALI - Milan-Roma përfundon 1-1, një ndeshje e vlefshme për javën e 18-të të Serisë A. Ishin pikërisht kuqezinjtë ata që hapën ndeshjen me golin e shënuar në minutën e 16-të nga holandezi Reijnders, i cili tashmë është kthyer në i zakonshëm me golat e tij. Por këtë herë pas asistit të Fofanës, ja doli të finalizojë mjaft mire.

Megjithatë gjërat nuk shkuan ashtu si filluan për kuqezinjtë pasi në minutën e 23-të ishte Dybala ai që I përgjigjet skuadrës së Fonsekës duke barazuar shifrat në 1-1. Një gol që erdhi pas një asisti të magjishëm nga Dovbyk.

Në pjesën e mbetur të ndeshjes, më shumë pati nervozizëm mes lojtarëve se sa përpjekje për të bërë diçka më tepër për të ndryshuar shifrat e takimit. Për këtë arsye edhe gjyqtarit ju desh të derdhte një breshëri kartonash për të mbajtur nën kontroll takimin, ku mes të verdhëve edhe një të kuq për trajnerin Fonseca.

Megjithatë në aspektin sportiv, nuk munguan as rastet nga të dyja skuadrat për të shënuar dhe për të kaluar në avantazh, por në fund asnjëra nga dy ekipet nuk pati forcën e duhur për ta ndryshuar këtë barazim që mbeti i tillë 1-1 deri në vërshëllimën përfundimtare. Kuqezinjtë dhe verdhekuqt nuk po arrijnë t'u japin vazhdimësi fitoreve, respektivisht ndaj Veronës dhe Parmës, duke mbetur larg vendeve të para të klasifikimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 29 Dhjetor 2024, 18:50

Liga 1 “thumbon” Cristiano Ronaldon…

FRANCE - Cristiano Ronaldo ka marrë një përgjigje ironike nga Liga franceze, pasi ky i fundit e kishte kritikuar hapur kampionatin në fjal...