Sport

Anglia do të jetë pa yllin e saj në ndeshjen ndaj Shqipërisë!

Fillimisht u tha se lojtari i Anglisë mund të ishte gati në shkurt. Trajneri Arteta ka treguar se tashmë kjo gjë nuk është e mundur.

29 Dhjetor 2024, 18:29 Nga DOSJA
Anglia do të jetë pa yllin e saj në ndeshjen ndaj

ANGLI - Arsenali u përball në muajin dhjetor me dëmtimin e yllit të sulmit, Bukajo Saka. Ky i fundit iu nënshtrua ndërhyrjes dje, ndërsa rikuperimi pritet të zgjasë më tepër se mendohej. Fillimisht u tha se lojtari i Anglisë mund të ishte gati në shkurt. Trajneri Arteta ka treguar se tashmë kjo gjë nuk është e mundur.

“Do të jetë më shumë se dy muaj. Nuk e di saktësisht sa më gjatë. Është shumë e vështirë për t’u thënë”, u shpreh trajneri i njohur. Saka është pjesë e përfaqësueses së Anglisë. Kështu me shumë gjasa do ta humbë ndeshjen me Shqipërinë, që luhet më 21 mars dhe hap grupin për kualifikueseset e Botërorit 2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll