Aktualitet

Shembja e banesës tek ‘Petro Nini’, pas përplasjes me banorët largohet Policia

11 Mars 2019, 14:31 Nga DOSJA
Shembja e banesës tek ‘Petro Nini’, pas përplasjes me

TIRANË- Policia e Tiranës, pas më shumë 5 orësh, është larguar nga banesa tek “Petro Nini” e cila do të shembej. (Lexo këtu)

Në këtë familje jetojnë 4 familje, të cilat pritet të dalin në rrugë, pas ndërhyrjes së Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.  Banesa në zonën pranë gjimnazit “Petro Nini” në Tiranë, do të shembet, pasi toka ku ata kanë ndërtuar banesën iu është kthyer pronarëve.

Nga kjo shembje, preken rreth 15 banorë që iu përkasin 4 familjeje. Ata refuzojnë të lirojnë banesat e tyre. Një nga anëtaret e kësaj familjeje është një grua shtatzënë, e cila është përplasur edhe me policinë. Gjatë ditës së sotme në këto banesa pati tensione me Policinë, ku disa prej banorëve u ra të fikët.

Ndërkohë dhe minsitri Lleshaj (Lexo këtu) ka reaguar pak para se Policia të largohet duke quajtur jo dinjitoze veprimet e tyre.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banesat ne tirane perplasja tek petro nini shembja e banesave shembja e banesave tek petro nini banesat ne tirane perplasja tek petro nini shembja e banesave shembja e banesave tek petro nini

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2019, 13:16

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar lidhur me praninë e Policisë së Shtetit pranë banesës tek “Petro Nini”, ku ka shoqëruar disa persona...