Aktualitet

Dosja Hajdari/ Gjykata shtyn gjyqin për Izet Haxhinë, ish-truproja i Berishës: Jam dëshmitar i dorës së parë

11 Mars 2019, 12:53 Nga DOSJA
Dosja Hajdari/ Gjykata shtyn gjyqin për Izet Haxhinë, ish-truproja i

TIRANË- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka shtyrë sërish seancën në ngarkim të ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhisë.  Gjykata vendosi që të shprehet në 18 mars ora 12:00 në lidhje me rihapjen ose jo të procesit gjyqësor.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Haxhia është shprehur në Gjykatë se është dëshmitar i dorës së parë dhe se duhet që të gjykohet siç duhet.

“Jam dëshmitar i dorës së parë dhe deri tani nuk jam dëgjuar nga asnjë gjykatë”.-është shprehur Haxhia.

Gjykata e Apelit pasi dëgjoi avokatin Bashkim Nikolla dhe prokuroren Fationa Memçaj u tërhoq për të marrë vendim që do e bëjë publik ditën e hënë, ora 12:00.

Akuzat dhe dënimi i Izet Haxhisë

Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës është i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari. Pas shumë vitesh arrati në Turqi, Haxhi u ekstradua në vitin 2018, dhe ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën e Apelit në Tiranë për të rihapur procesin gjyqësor në ngarkim të tij.

Izet Haxhia ka mohuar autorësinë e krimit, gjithashtu edhe gjyqtarët që ishin në Apelin e Tiranës. Çështja e Izet Haxhisë fillimisht iu caktua me short gjyqtares Fatmira Hajdari, e cila është gruaja e Azem Hajdarit, por këta gjyqtarë nuk u pranuan nga Haxhia.

Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kërkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha. Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet.

Vetë ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar ish-njeriun e tij të besuar se është ai vrasësi i Azem Hajdarit, sëbashku me Fatmir Haklajn dhe Jaho Mulosmanin. Ndërsa nga ana tjetër, Izet Haxhia kërkon të zbulohet personi që nxori Azem Hajdarin nga selia e PD mbrëmjen e 12 shtator, duke hedhur akuza të forta te ish-kryetari i PD, Sali Berisha.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykimi i izet haxhise izet haxhia sali berisha vrasja e azem hajdarit gjykimi i izet haxhise izet haxhia sali berisha vrasja e azem hajdarit

Sondazh

Poll