Aktualitet

Dhuna ndaj mjekëve/ Manastirliu: Burg për ata që dhunojnë bluzat e bardha

11 Mars 2019, 11:13 Nga DOSJA
Dhuna ndaj mjekëve/ Manastirliu: Burg për ata që dhunojnë

Tiranë-Për dhunën ndaj mjekëve, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Mnastirliu ka deklaruar sot se ata që dhunojnë mjekët meritojnë burg. 

“Mbështes plotësisht protestën e uniformave të bardha kundër dhunës. E konsideroj të turpshme lehtësinë me të cilën Gjykata e Shkallës së Parë, vendosi të rrëzojë masën e kërkuar nga Prokuroria për rastin e mjekut që u dhunua në spitalin Infektiv. Do të jem bashkë me mjekët në protestë në dyert e gjykatës, kur çështja të gjykohet në Gjykatën e Apelit. Vetëm një dënim meritojnë ata që dhunojnë mjekët: Burgun!”, u shpreh ministrja. 

Edhe ditën e sotme bluzat e bardha të QSUT-së  kanë dalë në protestë për dhunën ndaj mjekëve nëpër spitale.

“Duhen rritur kushtet ndaj sigurisë së mjekëve. Jemi kthyer në një tabele qitjeje, ku pavarësisht problematikave me të cilat hasemi në jetën e përditshme në punë, si munges medikamentesh, paisjesh dhe kushteve jo të mira të punës, ne tashmë duhet të mbrohemi edhe nga sulmet e herë pas herëshme të pacientëve”- thonë mjekët. (lexo këtu)

Dhuna ndaj bluzave të bardha vijon të mbetet shqetësim, ndërsa ditë më parë u dhunuan dy mjekë në krye të detyrës. (Lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bluzat e bardha në protestë dhuna ndaj mjekëve manastirliu meritojnë burg bluzat e bardha në protestë dhuna ndaj mjekëve manastirliu meritojnë burg

Sondazh

Poll