Aktualitet

Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg boksierin e grupit ‘Bajri’, mbi të rëndojnë 3 akuza

11 Mars 2019, 12:16 Nga DOSJA
Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg boksierin e grupit

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi ka vlerësuar të vlefshëm arrestimin e Nelson Hysës, ish-boksier i Vllaznisë, i cili u arrestua të shtunën pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit “Bajri”. (Lexo këtu)

Ndaj boksierit të grupit “Bajri” rëndojnë akuzat për veprat penale si “Paracaktim i rezultateve më garat sportive”, “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Organizatë kriminale”.

Nelson Hysa, është pjese e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Enver Bajri, i cili është arrestuar në Spanjë dhe pritet të ekstradohet drejt vendit tonë.

Bokseri i shpallur 18 herë kampion boksi në Shqipëri, i shpëtoi një atentati kriminal në 06 maj 2017. Hysa u qëllua me 2 plumba por arriti të shpëtonte pa rrezik për jetën. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se boksieri është i njohur për miqësinë e tij me Bajrajt në Shkodër. (Lexo këtu)

Operacioni për arrestimin e këtij grupi u bë më 22 shtator 2018-ës, kohë kur Shkodra ishte nën terrorin e vrasjeve dhe përplasjeve mes bandave.

Në një hetim që zgjati rreth 6 muaj, ku të përfshirë ishin edhe shërbimet partnere, u arrestuan 11 persona.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grupi bajri krimet e rënda lënë në burg boksierin nelson hysa grupi bajri krimet e rënda lënë në burg boksierin nelson hysa

Sondazh

Poll