Aktualitet

Atentati në Vlorë me 2 viktima, gjykata lë në burg Armando Sulejmanin

11 Mars 2019, 12:05 Nga DOSJA
Atentati në Vlorë me 2 viktima, gjykata lë në burg Armando

VLORË-3 javë pas atentatit që iu bë në Ujë të Ftohtë ku humbën jetën kunati dhe shoku i tij, Armando Sulejmani, i njohur ndryshe si Çipuri ka ngelur sot në burg.

Gjykata e Apelit në Vlorë, ka vendosur që t’a lejë në burg Sulejmanin, ndërkohë që pala mbrojtëse kërkoi nga gjyqtari ndryshimin e masës së sigurisë, nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Armando Sulejmani u arrestua pasi akuzohet se është pjesë e bandës së Gaxhait, dhe është i dyshuar në një sërë ngjarjesh kriminale.

“Çipuri” ngeli i plagosur me dy plumba nga atentati që ndodhi në zonën e “Ujit të Ftohtë” ku humbën jetën Orest Rexho dhe Arian Hasani.(Lexo ketu)

42-vjeçari i njohur si “Çipuri”, shënjesra e atentatit, ka qenë i dyshuar si ekzekutor për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt, i cili mbeti i plagosur rëndë, më 1 tetor 2017, në rrugën “Transballkanike” në Vlorë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arian hasani armando sulejmani arrest me burg atentat cipurit atentat ne vlore orest rexho arian hasani armando sulejmani arrest me burg atentat cipurit atentat ne vlore orest rexho

Sondazh

Poll