Aktualitet

11 Mars 2019, 13:16 Nga DOSJA

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar lidhur me praninë e Policisë së Shtetit pranë banesës tek “Petro Nini”, ku ka shoqëruar disa persona.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Lleshaj, ndërsa shprehet se Policia e Shtetit e ka detyrim ligjor të mbështesë përmbarimin, por edhe që të jetë edhe dinjitoze, gjë që sipas tij sot nuk ka ndodhur.

“Mirëkuptim të plotë për reagimet ndaj pranisë së Policisë Shtetit në ekzekutimin e një veprimi përmbarimor, mbi një vendim gjykate të formës së prerë. PSH ka detyrimin ligjor të mbështesë përmbarimin, por ka dhe detyrimin të jetë dinjitoze dhe efikase. Kjo s’ka ndodhur në këtë rast!”, – shkruan Lleshaj.

Kujtojmë se prej rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm, banorët e 4 familjeve të një banese 2 katëshe, janë përplasur me Policinë e Shtetit dhe Përmbarimin, të cilët kërkojnë që të zbatojnë vendimin e gjykatës. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit prishja e banesës tek petro nini sander lleshaj policia e shtetit prishja e banesës tek petro nini sander lleshaj

Sondazh

Poll