Aktualitet

Me shami të bardhë, njihuni me 60-vjeçaren që nget fuoristraden për të shitur bulmetin: I don’t care! (VD)

11 Mars 2019, 07:51 Nga DOSJA
Me shami të bardhë, njihuni me 60-vjeçaren që nget

MAT/Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundmi një video në të cilën shfaqet një 60-vjeçare nga Mati e cila nget makinën. Me shami të bardhë në kokë, e veshur me ngjyra të errëta, Fidane Muka shfaqet duke ngarë makinën që ia ka dhuruar i vëllai që në 2004.

Makinën e timon ngelz Muka e nget edhe në terren të vështirë, por për të nuk është asnjë problem. 

Ajo shprehet se  gruaja duhet të jetë shumë e fortë dhe po të ishte më e re nuk do e linte punën. Teksa nget makinën ajo përdor edhe smartphone dhe shprehet: “I don’t care”, për atë se çka mendojnë të tjerët dhe se puna është shumë e rëndësishme.  

“Mos ki frikë. Makina është për burrat por edhe ne duhet të bëjmë punë me të. Shes bulmetin, shes gjërat. Kur kam punë se nuk dilet kot me këtë se kjo makinë është për VIP-at nuk është për mua. Është mjet pune. Është me sigurt kjo me marsha se me ajo automaktike. Kam që në 2004 me makinë, u bë sebep vëllai dhe ma solli me çelësa.

Ja ku e ke tha, mësoje. Unë e mësova. Shkova në kurs 3 muaj, dhe mora patentën në Peshkopi.  Jetën e përballoj se duhet ta përballoj për fëmijët e mi. Na kanë rënë halle shumë.   E kisha gjetur edhe unë një vend pune, mos kujto se nuk do futesha por kështu më erdhën punët. 7 fëmijë i kam rritur pa borxhe. Unë jam 60-vjeçe jam, plakë, por të kisha qenë e re nuk do e kisha lënë vendin e punës. I don Care “, u shpreh 60-vjeçarja.

Ajo shfaqet tepër energjike dhe shprehet se punon gjatë gjithë ditës dhe nuk dorëzohet vetëm për fëmijët e saj. Ajo për të cilën gruaja ka rrëfyer detaje nga jeta e saj është Anjeza Maja, moderatorja.  

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 60 vjecarja nga burreli 60-vjeçarja nget makinën edi rama 60 vjecarja nga burreli 60-vjeçarja nget makinën edi rama

Sondazh

Poll