Aktualitet

Dhuna në stadiume, Rama këshillon Dukën: Futini një graso shtyllave, e kemi nga eksperienca

11 Mars 2019, 11:55 Nga DOSJA
Dhuna në stadiume, Rama këshillon Dukën: Futini një graso

TIRANË- Gjatë takimit të sotëm mes qeverisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit ku në fokus ishte çështja e dhunës në stadiume.(Lexo ketu). 

Kryeministri Edi Rama këshilloi Federatën që një ndër masat që duhet marrë për të evituar dhunën është edhe lyerja e shtyllave me graso, për të mos lejuar që tifozët e nxehur të hyjnë në stadiume.

Kryeministri solli në vëmendje indirekt protestën e opozitës, ku disa protestuesë zgjodhën të hipin mbi pemë dhe shtylla si formë proteste.

“Nga eksperienca jonë, futini ndonjë graso shtyllave që të mos ngjiten nëpër shtylla dhe ja…U bë në Angli që e kishin më vete ligën e uliganëve dhe u bënë stadiumet opera”, tha Rama para të pranishmëve.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama protestuesit mbi shtylle takimi fshf-qeveri edi rama protestuesit mbi shtylle takimi fshf-qeveri

Sondazh

Poll