Politike

Shqipëria hap “portat e qiellit” edhe për sauditët, linja Tiranë-Riad tashmë tre herë në javë

1 Janar 2020, 18:15 Nga DOSJA
Shqipëria hap “portat e qiellit” edhe për sauditët,

TIRANË– Kreu i Aviacionit Civil Krislen Keri ka bërë me dije firmosjen e marrëveshjes për fluturime tre herë në javë mes Tiranës dhe kryeqytetit saudit të Riadit.

Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Keri shkruan se kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për turizmin mes dy vendeve.

“Një super lajm na vjen nga Riad- Arabia Saudite. Sapo miratuam të drejtat e trafikut për fluturime të kompanisë ajorer FLYNAS 3 herë në javë midis kryeqytetit Riad dhe Tiranës sonë, duke filluar nga 19 maji 2020. Një mundësi shumë e mirë kjo për turizimin dhe komunitetet e të dy shteteve që jetojnë ose punojnë midis dy vendeve tona. Këto fluturime do të realizohen për herë të parë falë koordinimit midis dy qeverive, ku në prillin e këtij viti u firmos marrëveshja e bashkëpunimit nga Ministrja Znj. Belinda Balluku dhe Presidentit të Flynas Z. Bander Almohanna”, njofton Keri, i cili drejton Aviacionin Civil.

Postimi i plotë:

 

Risjellim ndër mend se kryeministrit Edi Rama e ka vizituar shpesh kohët e fundit Saudinë me qëllim për të tërhequr sa më shumë investitorë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama krislen keri linja tirane-riad edi rama krislen keri linja tirane-riad

Sondazh

Poll