Politike

VIDEO/ “Delja e zezë e Europës”, Berisha uron shqiptarët për festat: 2019-a mos u ktheftë, qofshi të gëzuar

31 Dhjetor 2019, 14:25 Nga DOSJA
VIDEO/ “Delja e zezë e Europës”, Berisha uron

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka përcjellë urimet e tij për të gjithë shqiptarët, për festat e fendvitit. Në një video-mesazh në faqen e tij në Facebook, Berisha ka theksuar se ky vit ishte një përmbledhje e kohërave të zeza, dhe e krahason Shqipërinë e sotme me atë të kohës së diktatorit Enver Hoxha.

Më pas, Berisha uron që çdo shqiptar ta festjë këtë ndërrim vitesh, i lumtur, kudo që të ndodhet.

Viti qe po leme pas ishte per ne shqiptaret viti i rekordeve me te zeza ne keto 27 vite pluralizem..
2019-ta duhet te na ftoje ne te gjitheve te bashkohemi qe ky vit te mos na kthehet ne 2020. Por 2020 te jete nje vit i bardhe, nje vit i mbare, nje vit siç e duam, ne te cilin Shqiperia dhe shqiptaret te shpetojne nga rekordet e zeza, te çelin rrugen e bllokuar drejt Europes, kombi te qendroje i bashkuar ne idealet e tij europiane. Shqiptaret, te frymezuar nga parimet e lirise por dhe ne shembullin e bolivianeve qe permbysen narkoshtetin e tyre te paketojne Zoografin bis apo Esad Toptanin ne Beograd, te rikthejne ne Shqiperi vlerat e lirise dhe demokracise! Uroj cdo shqiptar kudo qe gjendet dhe feston nderrimin e viteve, ne shtepi, lokal, detyre ne kujdes shendetesor apo dhe vuajtje denimi, te gjithve ; Gezuar Vitin e Ri 2020! Nje vit te bardhe shprese dhe mbaresie per shqiptaret, femijet, familjet, miqte e tyre kudo qe festojne kete nate! GEZUAR! Sb,”- shkruan Berisha krahas videos.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike berisha uron festat sali berisha berisha uron festat sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 31 Dhjetor 2019, 06:19

Tiranë-  Edmond Panariti, ish-ministri i Bujqësisë ka reaguar për strehimin e të prekurve nga tërmeti. Në një reagim në Facebook, Panariti është shprehur se men...