Politike

Ndahet nga jeta ish-trajneri i Kombëtares, Meta: Do të mbetet i përjetshëm, arritjet dhe kontributet e tij mbeten historike

31 Dhjetor 2019, 10:55 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta ish-trajneri i Kombëtares, Meta: Do të mbetet i

Tiranë- Sot, në orët e para të mengjesit është ndarë nga jeta ish-trajneri i Kombëtares shqiptare Shyqyri Rreli. Nuk ka munguar edhe një reagim i Presidentit Ilir Meta, ku në një postim të gjatë në Facebook thekson se kujtimi i tij do të mbetet i përjetshëm sepse arritjet dhe kontributet e tij mbeten historike dhe frymëzuese për të ardhmen.

Reagimi: 

Sot u nda nga jeta një personalitet i jashtëzakonshëm i sportit dhe i futbollit kombëtar Prof.Shyqyri Rreli. E gjithë jeta e tij ishte në shërbim të zhvillimit të sportit e në veçanti futbollit.

Kontributi i tij i gjithanshëm si një futbollist kampion, por edhe si një trajner i arritjeve historike në drejtim të Ekipeve Shpresa në nivelet më të larta ndërkombetare, të Ekipit Kombëtar dhe të ekipit të jashtëzakonshem të Tiranës (17 Nëntori) të viteve ’80, meriton nderim dhe respekt.

Edhe sot kemi emocione kur kujtojmë Ekipet Kombëtare Shpresa që me këtë trajner të madh fitonin kampionatet ballkanike dhe mundnin ekipet më të forta të kontinentit, apo Kombëtaren e jashtëzakonshme që nënshtronte 2 me 0 Belgjiken e Pfafit, Shifos dhe Kulemansit, duke guxuar për t’u kualifikuar në kampionatin botëror të Meksikës.

Ne sot kujtojmë Tiranën (17 Nëntorin) e Prof. Rrelit si një kampione e jashtëzakonshme, por edhe fituese ndaj shumë ekipeve të mëdha në ndeshjet ndërkombëtare. Sepse profesori dinte të krijonte frymën e ekipit dhe t’i edukonte me ndjenjën e fitores lojtarët e tij duke e ngritur në një stad të ri futbollin tonë në arenën ndërkombëtare.

Kujtimi i tij do të mbetet i përjetshëm sepse arritjet dhe kontributet e tij mbeten historike dhe frymëzuese për të ardhmen. E ndaj sot dhimbjen dhe ngushëllimet më të sinqerta me Familjen Rreli dhe gjithë botën e futbollit dhe sportit shqiptar. U prehtë në paqe shpirti i tij!

Kush është Shyqyri Rreli?

I lindur më 18 maj të vitit 1930, Rreli e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës te Dinamo, ndërkohë që është aktivizuar edhe me Tiranën dhe Erzenin. Ai ka një karrierë të pasur edhe si trajner, duke drejtuar kombëtaren shqiptare në periudhën mes viteve 1982-1985 dhe 1988-1989.Rreli ka regjistruar suksese të rëndësishme me moshat e Kombëtares, duke fituar dy tituj Ballkanikë për të rinj, ndërkohë që me Shqipërinë U21 shkoi ndër 8 më të mirat në EURO 1984. Ai eshtë nderuar me çmimin “Mjeshtër i Madh” nga ish-presidenti Alfred Moisiu.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ndahet nga jeta shyqyri rreli ilir meta ndahet nga jeta shyqyri rreli

Sondazh

Poll

Politike 31 Dhjetor 2019, 06:19

Tiranë-  Edmond Panariti, ish-ministri i Bujqësisë ka reaguar për strehimin e të prekurve nga tërmeti. Në një reagim në Facebook, Panariti është shprehur se men...