Politike

PRAPASKENAT/ Engjëll Agaçi fiton një tjetër duel me Gent Cakajn

31 Dhjetor 2019, 19:46 Nga DOSJA
PRAPASKENAT/ Engjëll Agaçi fiton një tjetër duel me Gent

Në ministrinë e jashtme vazhdon ‘lufta” mes përfaqësuesit zyrtar të cilit Rama i ka lënë drejtimin e kësaj ministrie dhe përfaqësuesit okult që drejton realisht punën, sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Bardh Agaçi.
Kjo gjë është vënë re edhe me sagën e pasaportave diplomatike dhe shërbimit të cilave qeveria shqiptare ka vendosur t’ua shtyjë me një vit vlefshmërinë.
Rama pasi përkrahu urdhrin dhe thirrjen publike të ministrit të jashtëm në detyrë, Gent Cakaj për heqjen e pasaportave diplomatike për më shumë se 350 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, ka dëgjuar gjithë ankesat e bosëve të mediave dhe biznesit që i kanë fryrë në vesh Agaçit duke shfuqizuar vendimin e parë dhe shtyrë atë deri në dhjetorin e vitit tjetër.
Në prill të këtij viti, Cakaj kërkoi publikisht që ish-deputetë, gjyqtarë, rektorë, biznesmenë, drejtorë të rëndësishëm dhe përfaqësues të mediave të dorëzojnë urgjentisht pasaportat diplomatike apo ato të shërbimit.
Por që atëherë mardhëniet mes Ramës dhe Cakajt sikurse ka njoftuar Lapsi.al (linku lart) nuk janë më të njëjtat. Dhe tashme përmes një vendimi të botuar në fletoren zyrtare, kryeministri lejon poseduesit e këtyre pasaportave t’i mbajnë deri në dhjetor të vitit 2021. Marrë nga Lapsi.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike engjell agaci gent cakaj sherr ne ps engjell agaci gent cakaj sherr ne ps

Sondazh

Poll

Politike 31 Dhjetor 2019, 06:19

Tiranë-  Edmond Panariti, ish-ministri i Bujqësisë ka reaguar për strehimin e të prekurve nga tërmeti. Në një reagim në Facebook, Panariti është shprehur se men...