Politike

‘Máshtrues klasik’, Haradinaj i përgjigjet Ramës pas ofendimeve: Ai nervozohet, po edhe ne këtej nuk hamë bar

1 Janar 2020, 15:23 Nga DOSJA
‘Máshtrues klasik’, Haradinaj i përgjigjet Ramës

KOSOVË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë intervistën e tij të parë për këtë vit. Në një intervistë për “KosovaPress”, Haradinaj ka folur edhe për nismën e quajtur “Shengeni Ballkanik” duke adresuar deklaratat që kryeministri shqiptar Edi Rama lëshoi kundrejt tij.

Haradinaj u shpreh se një “minishengen” me kryeqytet Beogradin, është i pakuptimtë për të gjithë shqiptarët dhe se kryeministri Rama duhet të kuptojë se njerëzit në ‘hanë bar’.

Po ai po bëhet nervoz, ai duhet ta kuptojë që bari nuk hamë në Kosovë, ne me këto tema jetojmë gjithë kohën, ne nuk kemi qare pa i nxjerr në dritë këto probleme, nuk mundemi me i hesht. Imagjinoni unë me hesht presionin për ndarje të Kosovës ose presionin që me i bë Kosovës lojëra të ndryshme që me kyç në ndonjë proces ku Kosova nuk vjen në sistem realisht, në mënyrë që Kosova me heq taksën dhe Serbia të përfitojë prej tregut tonë pa asnjë efekt pozitiv për Kosovën, kjo është e pakuptimtë”, thotë Haradinaj.

Pas takimit të “Shengenit Ballkanik” që u zhvillua në Tiranë, në një prononcim për gazetarët kreu i qeverisë Edi Rama tha për homologun e tij se ishte një gënjeshtar

“Si bëhet kjo? Një ndërhyrje prej një të padituri klasik që merret llokum pastaj e mbaçitet mediatikisht. Si bëhet kjo? Unë po them nuk ka asnjë nyje detyruese kjo, Haradinaj është një gënjeshtar, e bën nga padija a qëllimisht unë nuk kam arritur ta zbuloj dhe kam ndërmend të bëj. Por është gënjeshtar se këtu nuk ka asnjë kusht apo detyrim. E përsëris kjo nisëm ka qëllim të zbatojë marrëveshjet e bëra më parë mes të gjitha vendeve. Në këtë process të fusim edhe elementë të tjerë. ”, tha Rama në fjalën e tij para gazetarëve”, tha Rama për Haradinajn.

Më 8 tetor u zhvillua takimi i parë për “Shengenin Ballkanik”, në Novi Sad të Serbisë, ku diskutua për lëvizjen e lirë mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërsa që prej pasdites së djeshme, Rama, Vuçiç, Zaev janë pjesëmarrës në këtë samit që synon krijimin e një zone të favorshme ekonomike mes vendeve të Ballkanit. Kosova ka refuzuar të marrë pjesë, dhe kjo ka ngjallur polemika, ndërsa kryeministri Rama e ka komentuar këtë si një “dritëshkurtësi” të politikës kosovare në sytë e SHBA dhe BE që mbështesin ‘Mini-shengenin’.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama perplasja rama haradinaj ramush haradinaj samiti i trete i minishengenit shengeni i ballkanit takimi i mini shengen ne tirane edi rama perplasja rama haradinaj ramush haradinaj samiti i trete i minishengenit shengeni i ballkanit takimi i mini shengen ne tirane

Sondazh

Poll