Politike

REPLIKAT/ “Mjekët ikën në Gjermani… ndërtesat kanë ngelur”, Rama i kthehet qytetarit: Ti mos paç kurrë nevojë

31 Dhjetor 2019, 19:16 Nga DOSJA
REPLIKAT/ “Mjekët ikën në Gjermani… ndërtesat

TIRANE– Kryeministri Edi Rama është tejet aktiv me miqtë dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Sot, pak orë para ndërrimit të viteve, p. Këtu nuk ka munguar edhe përgjigjia e Ramës…

Replika Rama-qytetari:

KomentuesiPo mjeket dhe infermjeret iken ne Gjermani tani vetem ndertesat kan ngelur dhe te korruptuarit qe slevizin.

Edi RamaOh, vertete?! Po 18 mije mjeke e infermiere qe sherbejne ne Shqiperi dhe kryejne afro 90 mije nderhyrje ne vit, perveç qindramijera vizitave cfare jane apo “te korruptuarit qe nuk levizin”! 

E di ti Bardhi qe mjeket qe shkojne ne spitalet jashte Tiranes, marrin nje bonus plus rroges, qe i bie ne fund te muajit me shume se sa do merrnin po te shkonin jashte?!

Jo me siguri nuk e di! Une e di qe shendetesia ka ende plot probleme per te zgjidhur dhe investime per te bere, po di edhe qe krahasuar me nga u nisem eshte dita me naten! 

Ti mos paç kurre nevoje per spital qe ta shohesh me syte e tu, se pertej atyre qe e njollosin bluzen e bardhe me sjellje korruptive, ka mijera e mijera gra e burra qe sherbejne e shpetojne jete, kurojne plage, sherojne njerez! Gezuar Bardhi, te kesh shendet e mbaresi me ke te do zemra.

Prej vitesh, Shqipëria po përballet me mungesë mjekësh. Mijëra të rinj janë larguar drejt Gjermanisë e cila ofron paga më të larta se vendi ynë për mjekët dhe infermierët.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama largimi i mjekëve nga shqiperia mjeket e rinj shqiptare edi rama largimi i mjekëve nga shqiperia mjeket e rinj shqiptare

Sondazh

Poll

Politike 31 Dhjetor 2019, 06:19

Tiranë-  Edmond Panariti, ish-ministri i Bujqësisë ka reaguar për strehimin e të prekurve nga tërmeti. Në një reagim në Facebook, Panariti është shprehur se men...