Politike

Aténtati ndaj Fatos Tushes/ PD: Prishje pazaresh mes tij dhe ish-shoferit, kanë ndarë para dróge dhe próstitucioni

31 Dhjetor 2019, 10:33 Nga DOSJA
Aténtati ndaj Fatos Tushes/ PD: Prishje pazaresh mes tij dhe

Tiranë- Për atántatin ndaj kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushes ka reaguar edhe Partia Demokratike. Në reagimin e PD-së thuhet se të gjitha rrethanat tregojnë se goditja e kryebashkiakut të Lushnjës është prishje pazaresh mes tij dhe ish-shoferit, me të cilin sipas tyre,  ka ndarë bashkë para nga dróga, próstitucioni dhe kórrupsioni.

Në reagim theksohet se ish-shoferi Gëzim Saraçi është një trafikant dróge dhe próstitucioni, që ka financuar fushatën elektorale të Fatos Tushes

“Është fakt i njohur në Lushnjë, se ish shoferi i kryetarit të Bashkisë Lushnjë, një trafikant dróge dhe próstitucioni, ka financuar fushatën elektorale të Fatos Tushes. Çdo lushnjar e di se personi që ka kryer sot goditjen kundër kryebashkiakut, ishte njeriu më i besuar i Fatos Tushes dhe që bënte çdo pazar në emër të tij. Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës, është tregues i degradimit të shtetit të ndërtuar prej Edi Ramës, si dhe një fakt më shumë se njerëzit me të cilët ai përfaqësohet, ble vota dhe mban pushtetin janë llumi i shoqërisë.”, thuhet në reagimin e PD-së.

Reagimi:

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Bashkinë e Lushnjës është pasqyra e vërtetë e drejtimit të vendit nga Edi Rama në çdo nivel, në qeverisjen qendrore dhe atë lokale.

Të gjitha rrethanat tregojnë se goditja e kryebashkiakut të Lushnjës është prishje pazaresh mes tij dhe ish shoferit, me të cilin ka ndarë bashkë para nga dróga, próstitucioni dhe kórrupsioni.

Është fakt i njohur në Lushnjë, se ish shoferi i kryetarit të Bashkisë Lushnjë, një trafikant dróge dhe próstitucioni, ka financuar fushatën elektorale të Fatos Tushes. Çdo lushnjar e di se personi që ka kryer sot goditjen kundër kryebashkiakut, ishte njeriu më i besuar i Fatos Tushes dhe që bënte çdo pazar në emër të tij. Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës, është tregues i degradimit të shtetit të ndërtuar prej Edi Ramës, si dhe një fakt më shumë se njerëzit me të cilët ai përfaqësohet, ble vota dhe mban pushtetin janë llúmi i shoqërisë.

Për Partinë Demokratike ka vetëm një mënyrë për të dalë nga kjo krízë përfaqësimi. Këto janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë, të cilat do të largojnë nga drejtimi i vendit kryeministrin me rekordet më të zéza të lidhjeve me krímin dhe kórrupsionit dhe për t’u dhënë qytetarëve një qeveri që punon për mirëqenien dhe sigurinë e tyre.

Aténtat me gránatë kryebashkiakit të Lushnjes, Fatos TushesNë orën 09:00 të mëngjesit të sotëm ndodhi një shpérthim i fuqishëm në bashkinë e Lushnjes, në zyrën  kryetarit të Bashkisë, ku u plágosën Fatos Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu.  Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jétën. Mësohet se granáta është hedhur nga ish-shoferi, Gëzim Saraçi, i cili është shpallur në kérkim.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike atentat fatos tushes atentat kryebashkiakut të lushnjes atentat fatos tushes atentat kryebashkiakut të lushnjes

Sondazh

Poll

Politike 31 Dhjetor 2019, 06:19

Tiranë-  Edmond Panariti, ish-ministri i Bujqësisë ka reaguar për strehimin e të prekurve nga tërmeti. Në një reagim në Facebook, Panariti është shprehur se men...