Aktualitet

FOTOT/ I veshur me të zeza, Rama takon bebet e para: Ne do jemi pranë jush, do ua bëjmë më të lehtë

1 Janar 2020, 10:04 Nga DOSJA
FOTOT/ I veshur me të zeza, Rama takon bebet e para: Ne do jemi pranë

 TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin  e 1 janarit ka vizituar  në spital  bebet e para që erdhën  në jetë pas ndërrimit të  viteve. Rama e ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga spitali ku shihet pranë nënave dhe  foshnjave të tyre.

Kryeminsitri Rama duket që  u ka dërguar edhe lule si  dhuratë pas ardhjes në jetë të  dy fëmijëve të parë të vitit 2020, një vajzë dhe një djalë.

Krahas fotove në spital Rama shkruan: GËZUAR nënave dhe të gjitha familjeve të reja që presin, e do të presin fëmijë në vitin e saponisur??❤️ ? Ne u jemi e do t’u jemi pranë për ta bërë më lehtë e më të bukur, ardhjen e bebeve?‍♂️?.

Mbrëmjen e 31 dhjetorit shqiptarët festuan ndërrimin e viteve, duke  lënë  pas edhe ngjarjen tragjike të 26 nëntorit që tronditi Shqipërinë. Qytetarët vazhduan traditën si për çdo vit dhe nuk harruan spektaklin e fishekzjarreve kur akrepat shënuan 00:00.  Por me plasjen e fishekzjarreve pati  edhe aksidente, ku një 60-vjeçari në qytetin e Vlorës i plasi kapsolla në dorë, po ashtu të njëjtën incident përjetoi edhe një djalë 9-vjeçar në Librazhd. Gjithashtu pas mesnate, zyrtarisht në vitin 2020 kanë ardhur në jetë edhe dy  bebet e para, një djalë dhe një vajzë.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bebet e para edi rama viti i ri 2020 bebet e para edi rama viti i ri 2020

Sondazh

Poll