Aktualitet

Shqiptarët “sfídojnë” ligjin, plas kállashnikovi për vitin e Ri pas ndalimit të físhekzjarreve (VD)

1 Janar 2020, 09:46 Nga DOSJA
Shqiptarët “sfídojnë” ligjin, plas

TIRANË– Mbrëmjen e ndërrimit të viteve shqiptarët kanë festuar ardhjen e 2020 me fishekzjarre, aktivitete  të shumta, por ajo që ka rënë në sy, është përdorimi i ármëve të zjarrit në orën 00:00.

Në foto dhe video të ndryshme që qytetarët kanë dërguar  tek JOQ,  shihet qartë sesi njerëzit në momentin  kur janë shpërthyer fishekzjarret kanë përdorur edhe  armë zjarri si kállashnikov, ku me ironi i urojn gëzuar ministrit Sandër Lleshi.

Kjo ka qenë një mënyë teje terrorizuese për  njerëzit, pasi përdorimi i tyre  është  i ndaluar edhe me ligj në vendin tonë.

Mbrëmjen e 31 dhjetorit shqiptarët festuan ndërrimin e viteve, duke  lënë  pas edhe ngjarjen tragjike të 26 nëntorit që tronditi Shqipërinë. Qytetarët vazhduan traditën si për çdo vit dhe nuk harruan spektaklin e fishekzjarreve kur akrepat shënuan 00:00.  Por me plasjen e fishekzjarreve pati  edhe aksidente, ku një 60-vjeçari në qytetin e Vlorës i plasi kapsolla në dorë, po ashtu të njëjtën incident përjetoi edhe një djalë 9-vjeçar në Librazhd. Gjithashtu pas mesnate, zyrtarisht në vitin 2020 kanë ardhur në jetë edhe dy  bebet e para, një djalë dhe një vajzë.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kállashnikovi viti i ri kállashnikovi viti i ri

Sondazh

Poll