Aktualitet

Të gjithë e pritën 2020 në shtëpi, punonjësit e pikës Kufitare në Morinë qëndruan në krye të detyrës për Vitin e R

1 Janar 2020, 09:21 Nga DOSJA
Të gjithë e pritën 2020 në shtëpi, punonjësit e

TIRANË-  Në mbrëmjen e 31 dhjetorit nuk  kanë  festuar  të gjithë, me familjet e tyre dhe as  nuk kanë  shijuar darkën në  në ngrohtësinë e shtëpisë së  tyre.

Mes shumë qytetarëve që për shkak të profesionit nuk njohin  pushime as  në ditë festash, janë edhe policët. Në natën e ndërrimit të viteve  punonjësit e pikës Kufitare në Morinë e kanë festuar  Vitin e Ri në punë. Në  Pikën Kufitare me Morinën, sëbashku me vllëzerit e tyre kosovarë.

Pavarësisht gjithçkaje shërbimi dhe siguria për qytetarët është në duart e tyre, prandaj edhe punonjësit e pikës Kufitare në Morinë e kanë kaluar natën e ndërrimit të viteve në krye të detyrës.

Mbrëmjen e 31 dhjetorit shqiptarët festuan ndërrimin e viteve, duke  lënë  pas edhe ngjarjen tragjike të 26 nëntorit që trionditi Shqipërinë. Qytetarët vazhduan traditën si për çdo vit dhe nuk harruan spektaklin e fishekzjarreve kur akrepat shënuan 00:00.  Por me plasjen e fishekzjarreve pati  edhe aksidente, ku një 60-vjeçari në qytetin e Vlorës i plasi kapsolla në dorë, po ashtu të njëjtën incident përjetoi edhe një djalë 9-vjeçar në Librazhd. Gjithashtu pas mesnate, zyrtarisht në vitin 2020 kanë ardhur në jetë edhe dy  bebet e para, një djalë dhe një vazjë.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet punonjësit e pikës kufitare në morinë viti i ri 2020 punonjësit e pikës kufitare në morinë viti i ri 2020

Sondazh

Poll