Aktualitet

Puthje me njeriun e zemrës, 12 kokrrat e rrushit dhe ritet e mesnatës, si festohet Viti i Ri nëpër botë

31 Dhjetor 2019, 18:40 Nga DOSJA
Puthje me njeriun e zemrës, 12 kokrrat e rrushit dhe ritet e mesnatës,

SHQIPËRI– Festat e fundvitit e Viti i Ri po vjen në të gjitha vendet e botës është festuar në mënyrë të ndryshme. Një darkë me ushqime të ndryshme me familjen, shpenzime me ore të tëra para programeve televizive këto janë disa nga gjërat që bëjnë shumica e njerëve.

Ka disa vende të botës që këtë festë e kanë një traditë. Një traditë që përsëritet çdo vit, por gjithmonë e më shumë e mbushur me pasion, lumturi dhe gëzim. Janë gjëra shumë të lehta në dukje por shumë të rëndësishme në ideologjinë e këtyre vendeve nëse realizohen.

Spanjë

Sipas traditës spanjolle, nëse mund të vendosni 12 kokrra rrushi në gojë në mesnatë, rit që i referohet muajve të vitit, viti i ardhshëm do të jetë plot lumturi.

Japoni

Në Japoni, tempuj në mbarë vendin tringëllojnë 108 herë, zakon ky i trashëguar nga budizmi. Një zile për çdo mëkat njerëzor të kryera gjatë vitit dhe t’i përgatisë ata për një fillim të ri.

Danimarkë

Edhe pse keni menduar se thyerja e gotave dhe e pjatave është diçka që nuk sjell lumturi për Vitin e Ri, danezët nuk mendojnë kështu. Viti i Ri festohet duke thyer pjatën dhe gotën në hyrjen e shtëpisë së fqinjëve. Sa më shumë pjesë të thyera që ju gjeni në hyrjen e shtëpisë suaj, aq më shumë fat do të keni në vitin e ardhshëm.

Filipinet

Të gjithë gjerat e rrumbullakëta në Filipine mendohet që sjellin lumturi. Për festën e Vitit të Ri, tradita kërkon që gjithçka të përqendrohet rreth qarqeve, nga sendet që ju mbani deri në ushqimet që konsumoni.Prandaj, mbushini xhepat me monedha për fat në Vitin e Ri.

Skoci

Skocezët në Vitin e Ri hyjnë në festivalin tre ditor “Hogmanay”, të mbushur me zakone. Nga të gjitha traditat që vijnë nga koha e Vikingëve, më e famshmja është ajo në të cilën edhe sot besohet. Kur arrin mesnata, nëse një njeri afro-amerikan është personi i parë që hyn në shtëpinë tuaj, ju do të keni një vit të mbushur me lumturi. Bonusi është sjellja me vete e një sasie të mëdhe me dhurata e ëmbëlsira.

Estoni

Ne tashmë e dimë se një nga karakteristikat e festës është ushqimi. Edhe nëse këtë vit nuk vendosim që të hamë shumë, ne gjithmonë përfundojmë me stomakun plot. Në Estoni, ngrënia është ngritur në një tjetër nivel kur është fjala për vitin e Ri. Nëse hani 7-të, 9-të ose 12-të vakte në ditë, mund të presësh shumë ushqim dhe lumturi vitin e ardhshëm. Në parim, sa më shumë që hani, do të keni një vit sa më të lumtur.

(m.p/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet traditat e vitit te ri viti i ri 2020 traditat e vitit te ri viti i ri 2020

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Dhjetor 2019, 18:00

2019, një vit i hidhur për Shqipërinë

TIRANË-2019-a la një shije të hidhur për vendin. Viti nisi me një konflikt në rritje politik që shpërtheu në prostesta shpesh të dhunshme të opozitës, e ci...