Politike

"Bashkia e Tiranës i ka shpallur luftë qytetarëve", Blushi: Miratuan buxhetin më të madh që është buxheti i vjedhjes më të madhe!

Blushi u shpreh se buxheti i akordohen 1.8 miliardë lekë inceneratorit fantazëm të Tiranës, për një shërbim që nuk kryhet.

20 Dhjetor 2024, 12:12 Nga N.F
"Bashkia e Tiranës i ka shpallur luftë qytetarëve",
Blushi

TIRANË- Nënkryetari i PL-së, Tedi Blushi ka marrë pjesë sot në protestën e radhës të zhvilluar para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Blushi se Bashkia e Tiranës i ka shpallur luftë qytetarëve. Sipas tij bashkia miratoi buxhetin më të madh ndërsa shtoi se ky është por buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Tiranës, buxheti më antisocial, me korruptin.

Blushi u shpreh se buxheti i akordohen 1.8 miliardë lekë inceneratorit fantazëm të Tiranës, për një shërbim që nuk kryhet. Ai shtoi se pothuajse zero është fondi për shtresat në nevojë, pothuajse asnjë parashikim për të ndërtuar çerdhe, kopshte, dhe shkolla të reja.

"Është një përpjekje kriminale, pasi nëse ka një autoritet që i ka shpallur luftë qytetarëve, kjo është bashkia e Tiranës. Vetëm dy ditë më parë, në këtë institucion u miratua buxheti më i madh që në fakt nuk është gjë tjetër, por buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Tiranës, buxheti më antisocial, me korruptin.

Nëpërmjet këtij buxheti i akordohen 1.8 miliardë lekë inceneratorit fantazëm të Tiranës, për një shërbim që nuk kryhet. Këto janë 1.8 miliardë mundi dhe djersa juaj, që do të vidhen vitin e ardhshëm nga ky kryetar bashkie.

Ndërkohë, pothuajse zero është fondi për shtresat në nevojë, pothuajse asnjë parashikim për të ndërtuar çerdhe, kopshte, dhe shkolla të reja. Në buxhetin më të madh në historinë e këtij qyteti, qytetarët nuk dinë sa rrugë do të shtrohen, sa shkolla do të kenë, sepse asnjë buxhet nuk zgjidh problemin e ujit të pijshëm, sepse asnjë buxhet nuk zgjidh problemin e shkollave me dy turne, apo strehimin e mijërave familje të cilat vitin e ardhshëm do të jenë në qiell të hapur’, tha gjatë fjalës së tij Tedi Blushi, në protestën tek bashkia e Tiranës," tha Blushi.

blushi protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll