Politike

"Barra e degradimit të dialogut evropian duhet t'i bjerë vetëm Serbisë", Rama: Kosova e mundi me luftë 25 vjet më parë!

Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria dhe Kosova duhet të ecin dorë për dore në rrugën për të bindur skeptikët në BE për absurditetin e mosnjohjes së Kosovës.

20 Dhjetor 2024, 12:10 Nga r.ll
"Barra e degradimit të dialogut evropian duhet t'i bjerë
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e përbashkët të dy parlamenteve se Shqipëria dhe Kosova duhet të ecin dorë për dore në rrugën për të bindur skeptikët në BE për absurditetin e mosnjohjes së Kosovës. Rama tha se e gjithë barra e fajit për degradimin e dialogut europian, duhet t'i bjerë vetëm Serbisë. Ai tha se Kosova e ka mundur me luftë Serbinë para 25 vitesh. Më tej shtoi se Shqipëria duhet ta ndihmojë Kosovën në rrugëtimin e saj europian.

"Por ne duhet të jemi dorë për dore paqedashës dhe paqeruajtës për të bindur dora dorës edhe skeptikët më të mëdhenj në BE për absurditetin e mosnjohjes së tyre ndaj shtetit të Kosovës dhe në sytë e tyre barra e fajit për degradimin e dialogut duhet t’i bjerë e gjitha vetëm Serbisë, por kurrsesi nuk duhet të lejojmë qoftë edhe një gram ti bjerë Kosovës. Duam që Republika e Kosovës të njihet një orë e më parë nga vendet e BE që ngurrojnë të pranojnë realitetin e pandryshueshëm të pavarësisë përfshirë edhe nga vetë Serbia të cilën Kosova e ka mundur me luftë këtu e 25 vjet më parë dhe nuk ka më asnjë arsye për ta lidhur me të në asnjë formë dhe asnjë mënyrë fatin europian të saj. Duam ta ndihmojmë Kosovën në rrugëtimin europian, por mundësitë tona as që mund të krahasohen me mundësitë e miqve dhe aleatëve tanë strategjikë dhe pezmatimi i tyre me Kosovën na pengon të bëjmë sa do donim e sa do mundnim në këtë kohë kur të gjitha yjet janë kthyer në favor të shqiptarëve për tu bashkuar përmes dy shteteve tona me Europën. Më ndjeni ta përsëris porosinë e mikut më të madh të Kosovës që i është ngritur për së gjalli një monument, Bill Clinton më kërkoi t’ju them të gjithë miqve në Kosovë se koha nuk e sjell shansin historik përgjithmonë por e sjell që të mos e humbasim dhe ta kthejmë në një arritje historike sa kohë e kemi atë në dorë.”, u shpreh kryeministri Rama. 

edi rama mbledhje e kuvendeve shqiperi-kosove

Sondazh

Poll