Politike

Nis mbledhja e përbashkët dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë, 130 deputetë të pranishëm në sallë

Mbledhja ka nisur me fjalën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës dhe më pas ka vijuar me këndimin e himnit të Republikës së Kosovës dhe himnit kombëtar shqiptar. 

20 Dhjetor 2024, 11:20 Nga r.ll
Nis mbledhja e përbashkët dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë, 130
kuvendi i kosoves

PRISHTINË- Ka nisur mbledhja e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë. Në sallën e parlamentit të Kosovës janë të pranishëm 130 deputetë shqiptarë. 

Mbledhja ka nisur me fjalën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës dhe më pas ka vijuar me këndimin e himnit të Republikës së Kosovës dhe himnit kombëtar shqiptar. 

Në mbledhje janë të pranishëm dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti. Gjithashtu e pranishme është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. 

mbledhja e kuvendeve shqiperi-kosove

Sondazh

Poll