Politike

"Policia e pushtetit provokon qytetarët", Teliti: Mjaft mbrojtët kriminelët dhe hajdutët!

Gjatë fjalës së tij Teliti u shpreh se policia provokoi protestuesit për ti futur në konflikt civil me qytetarët e Tiranës.

20 Dhjetor 2024, 11:52 Nga N.F
"Policia e pushtetit provokon qytetarët", Teliti: Mjaft
Teliti

TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka marrë pjesë në protestën e radhës të zhvilluar ditën e sotme para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Teliti u shpreh se policia provokoi protestuesit për ti futur në konflikt civil me qytetarët e Tiranës. Ai u shpreh se fajin e kanë policët dhe drejtusve të Tiranës qe menaxhojnë protestën.

Teliti tha se janë protestues paqësorë siç kanë bërë në 37 protestat e mëparshme. Ai theksoi se askush nuk do ta bllokojë pritestën. Teliti gjithashtu i bëri thirrje policisë të mos mbrojnë kriminelët dhe hajdutët.

"Sot për herë të dytë se ka ndodhur edhe para tre muajsh, policia e pushtetit provokon qytetarët, provokon protestuesit, për ti futur këta në konflikt civil me qytetarët e Tiranës. Nuk kanë faj protestuesit, nuk kanë faj as shoferët e makinave.

Faji është vetëm i juaji, i policëve dhe drejtuesve të Tiranës dhe i shefit të grupit të punës që menaxhon protestën, i cili nuk ka mbyllur rrugën që prej orës 11.00.  Kush e dha urdhrin që të futeshin qytetarët në konflikt. Jeni policia e pushtetit dhe për këtë gjë do të mbani përgjegjësi ligjore. Pasi ne jemi protestues paqësore siç e kemi bërë edhe 37 herët e kaluara. Te keni turp.


Ne nuk do kemi konflikt me qytetarët. I vetmi konflikt që kemi ne është, konflikti me Erion Veliajn, konflikti me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun. Pasi qytetarët janë njerëzit tanë. Dhe të vetëm makineri që ne kemi kundra, jo policinë e shtetit, por policinë e pushtetit. Dhe ju sot vërtetuat për të disatën herë që nuk doni të ja dini për kushtetutë, s’doni të ja dini për ligj, por doni të ja dini vetëm për urdhra të paligjshme.

Ne transparencën do ta bëjmë. Dhe të mos mendojë askush që do ta na bllokojë protestën tonë të ligjshme për miliardat e vjedhura, për abuzimet që kryhen. Sot mjaft mbrojtët kriminelët, mjaft mbrojtët hajdutët," tha Teliti.

 

protesta para bashkise se tiranes teliti

Sondazh

Poll