Politike

"Jemi kombi i vetëm që flet gjuhë aq të vjetër sa gjeneza e Perëndimit", Rama: Nuk duhet të jemi njëri në tryezën e negociatave me BE dhe tjetri në listen e sanksioneve të tyre

Rama tha se bashkë me presidenten Vjosa Osmani kanë kërkuar në samitin e djeshëm të BE dhe Ballkanit Perëndimor që këto sanksione të hiqen. 

20 Dhjetor 2024, 11:57 Nga r.ll
"Jemi kombi i vetëm që flet gjuhë aq të vjetër sa
edi rama

PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në foltoren e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e përbashkët të dy parlamenteve. Rama tha se Shqipëria po bëhet vendi evropian dhe shpreson që brenda kësaj dekadë të mbyllen negociatat me BE dhe të bëhet anëtarësimi përfundimtar. 

Më tej në fjalën e tij, kryeministri u shpreh se shqiptarët janë i vetmi komb që flet një gjuhë aq të vjetër sa gjeneza e Perëndimit. Ai u shpreh se sot nuk duhet që Shqipëria të jetë në tryezën e negociatave e ndërsa Kosova në listën e sanksioneve të cilat i konsideroi si absurditet. Rama tha se bashkë me presidenten Vjosa Osmani kanë kërkuar në samitin e djeshëm të BE dhe Ballkanit Perëndimor që këto sanksione të hiqen. 

"Kanë kaluar pak më shumë se 10 vjet të adresohem nga kjo foltore si kryeministër i Shqipërisë. 10 vjet janë pak në jetë e një kombi por shumë jetën e një individi. Ka qënë një dekadë me sakrifica të mëdha dhe me fatkeqësi natyrore si tërmeti apo pandemia. Shqipëria po bëhet më në fund vendi evropian që su bë dot për shumë e shumë vite. Para pak kohësh ishte në Tiranë misioni i NATO-së nëse Shqipëria plotëson kushtet për mbajtjen e samitit. Përshtypjet ishin të jashtëzakonshme. Sot presim se në samitin e Hagës në vitin e ardhsëm shpallet se Shqipëria mbyll negociatat për anëtarësim në BE brenda 2027. Një ngjitje kjo e paimagjinueshme drejt majës që para 10 vitesh nuk shihej as me dylbi. Vitin e ardhshëm samiti i Komunitetit Politik Evropian do mbahet në Tiranë. Shqipëria do të jetë përsëri epiqendër e jetës politike evropiane. Rajoni jonë sot ka një domëthënie për Europën e nesërme. Plot 20 vjet më parë në 2004, presidenti Ibrahim Rugova tha dicka edhe për ne sot. "Objektivat e përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë janë integrimi në BE, NATO dhe miqësia e vazhdueshme me SHBA." Këto fjalë na ndihmojnë të mos harrojmë se shansin për integrim. Jemi i vetmi komb që flet një gjuhë aq të vjetë sa vetë gjeneza e Perëndimit. Dëshira ime është të mos jemi njeri ne tryezën e negociatave me BE dhe tjetri në listen e sanksioneve të Bashkimit Europian. Që janë një absurditet total. Bashkë me Osmanin në samitin në Bruksel kërkuam heqjen e tyre. Kërkuam që fondet e BE-së për Kosovën mos të ngrihen.", tha Rama ndër të tjera. 

edi rama mbledhja e kuvendeve shqiperi-kosove

Sondazh

Poll