"Shqipëria dhe Kosova nuk jam vetëm dy shtete të pavarura por dy pjesë të pandara"/ Osmani: Lidhja jonë e rrënjosur thellë
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se lidhja mes Shqipërisë dhe Kosovës është e r...
Seanca gjyqësore nisi në orën 10:00 dhe kërkesa u shqyrtua nga gjyqtarja Atalanta Zeqiri.
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin ditën e sotme dhe ka rrëzuar kërkesën ankimore të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt për kontrollin e banesës dhe sekuestrimin e telefonit. Seanca gjyqësore nisi në orën 10:00 dhe kërkesa u shqyrtua nga gjyqtarja Atalanta Zeqiri.
Një tjetër kërkesë është paraqitur në Apelin e GJKKO-së nga avokatët mbrojtës të tyre. Të dy avokatët pretendojnë që kontrollet janë bërë në shkelje të ligjit procedural për mungesë shkaku të ligjshëm. Gjyqtarja që do të shyrtojë ankimimin do të jetë Ilirjana Olldashi, ndërsa ende nuk ka një datë për seancën.
Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.
Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje të premten duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se lidhja mes Shqipërisë dhe Kosovës është e r...
elisa spiropali PRISHTINË- Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e p&e...
Glauk Konjufca KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka deklaruar se bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë...
kuvendi i kosoves PRISHTINË- Ka nisur mbledhja e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë. Në sallën ...
Takimi PRISHTINË- Kryeministri, Edi Rama dhe kryeparlamentarja, Elisa Spiropali para fillimit të seancës së përbashkët në...
takimi PRISHTINË- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zhvilluar sot takim në Prishtinë me deputetët e...
foto ilustruese PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni nga Shqipëria kanë mbërritur në Kuvendin e Kosovës për ...
foto ilustruese TIRANË- Kërkesa e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliajt dhe vëllait të këtij t...
foto ilustruese PRISHTINA- Seanca e përbashkët plenare Kosovë-Shqipëri do të mbahet ditën e sotme në Prishtinë...
Hashim Thaçi HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u bë sërish pjesë e kryetitujve të mediave, si paso...