Politike

"Shqiptarët në Bujanoc, Medvegjë, i kanë sytë nga ne"/ Vjosa Osmani: BE do jetë më i plotë dhe i sigurtë me shtetet tona

Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e përbashkët të Kuvendeve, Osmani theksoi se Shqipëria mbetet shtyllë e fortë e mbështetjes së tyre. 

20 Dhjetor 2024, 12:01 Nga I.A
"Shqiptarët në Bujanoc, Medvegjë, i kanë sytë nga
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të jetë edhe më i plotë dhe më i sigurtë me dy vendet tona pjesë e tij. Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e përbashkët të Kuvendeve, Osmani theksoi se Shqipëria mbetet shtyllë e fortë e mbështetjes së tyre. Po ashtu, presidentja ka uruar Shqipërinë për suksesin e saj në negociatat me BE-në, ndërsa tha se Kosova si përherë mbetet me përkushtim të palëkundur për anëtarësim në BE.

“Pengesat me të cilat Kosova po përballet në këtë rrugëtim janë tejet të mëdha. Për t’i tejkaluar pengesat, na duhet mbështetja e vazdeshme e Shqipërisë. BE do jetë më e qëndrueshme, më i sigurt dhe më e plotë me shtetet tona. Me rëndësi është unifikimi i politikës sonë të jashtme. Shqiptarët në Bujanoc, Medvegjë, i kanë sytë nga ne. Ne duhet të ngrejmë zërin më shumë sesa kurrë më parë. Derisa po flasim, akoma ekzistojnë tendenca për të shkundur themelet mbi të clat është ndërtuar RMV. Ne nuk duhet as të qëndrojmë as të heshtur, as të mbyllim sytë. Për Kosovën, Shqipëria ka qenë më shumë se një shtet motër, ka qenë një aleat i palëkundur. Edhe sot, Shqipëria mbetet shtyllë e fortë e mbështetjes sonë. Shpreh vlerësimin për të gjithë deputetët, përkushtimi juaj për demokracinë, është dëshmi e unitetit. Zëri i deputetëve të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare është i vlerësuar nga populli i Kosovës. Le t’i afrojmë dy shtetet tona çdo ditë e më shumë. Së bashku sy dy shtete, të bashkaura nga gjaku, vizioni, të ecim përpara, krah për krah, siç kemi bërë gjithmonë”, theksoi ajo.

vjosa osmani

Sondazh

Poll