Politike

"Rama dhe Veliaj kërkojnë gjak shqiptarësh në rrugë", Balliu: Kanë kriminalitetin në gen! Vetëm kriminela prodhojnë dhe i fusin në bashki e ministri

Gjatë fjalës së tij Balliu u shpreh se nga dritarja ndryshe nga protesta e tjera, ata që janë brenda kanë marrë garanci nga drejtorët e rinj që kanë dalë në punë për t’i rënë në sy shefit që nuk do i lënë protestuesit.

20 Dhjetor 2024, 12:07 Nga N.F
"Rama dhe Veliaj kërkojnë gjak shqiptarësh në
Balliu

TIRAN- Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka marrë pjesë sot në protestën e radhës të zhvilluar para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Balliu u shpreh se nga dritarja ndryshe nga protesta e tjera, ata që janë brenda kanë marrë garanci nga drejtorët e rinj që kanë dalë në punë për t’i rënë në sy shefit që nuk do i lënë protestuesit.

Ai theksoi se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku, Erjon Veliaj nga mëngjesi në darkë kërkojnë për gjak shqiptarësh në rrugë. Ai theksoi se ata janë janë kriminelë të lindur dhe se vetëm kriminela prodhojnë. Balliu tha se ata më pas i fusin në bashki, ministri e kryeministri.

Klevis Balliu: Të nderuar qëndrestarë, po të shikoni nga ajo dritarja ndryshe nga protesta e tjera, këto vemjet janë brenda sot sepse kanë marrë garanci nga drejtorët e rinj që kanë dalë në punë për t’i rënë në sy shefit që ne nuk do i lëmë protestuesit.

Kemi qenë të mirëkuptueshëm për çdo qytetar që na ndjek, e hapëm rrugën 40 makinave, sepse ai që është këtu si shefat e hapet kjo rrugë sepse ajo tjetra do bllokohet. Shkuan dhe e bllokuan, në momentin që lamë makinat të kalojnë, e hapën rrugën prap? Përse?

Sepse duan që qytetarët që kalojnë këtu të përplasen edhe me ju që punoni atje, që të përplasen këta me ju dhe me shoferat e makinave sepse Rama dhe Veliaj nga mëngjesi në darkë kërkojnë për gjak shqiptarësh në rrugë.

Sepse janë kriminelë të lindur, e kanë kriminalitetin në gen, kanë kriminelë edhe prindërit dhe vetëm kriminela prodhojnë, i fusin në bashki, ministri e kryeministri. Këta jetojnë me mafian, flejnë me mafian e nuk njohin asgjë tjetër veç mafias.

Të nderuar miq e ju efektivë policie ju kemi dhënë disa herë e më duket naivitet nga ana jonë, por ne jemi njerëz të shpresës e ju do të vijë një moment që do thoni: Mjaft! Na del dhe një Duman që thotë se ka drejtësi këtu, ndërkohë që arreston opozitën, dhe vijnë këtu me urdhër të kryemafiozit të Tiranës, dhe ju garantoj që do zhuken nga forcat e policisë sepse janë llum, dhe nuk janë pjesë e asaj uniforme'.

balliu protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll