Aktualitet

Ekzekutimi i Irakli Davellas/ Viktima përmendet në një dosje të Parlamentit grek, 45-vjeçari pjesë e grupit kriminal, 3 anëtarë të bandës të vrarë

Në dokument zyrtar të Parlamentit grek pasqyrohen emrat e pjesëtarëve të disa grupeve ndërsa në grupin e cilësuar “B” përfshihen edhe mafiozë grekë. Nga emrat e listuar është edhe Vasilis Grivas i cili është vrarë në 2017.

15 Dhjetor 2024, 16:42 Nga N.F
Ekzekutimi i Irakli Davellas/ Viktima përmendet në një dosje
Pamje nga vendi i ngjarjes

ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e regjistruar ditën e sotme në Athinë ku mbeti vikitmë Irakli Davella. Mësohet se emri i viktimës përmendet në një dokument zyrtar të Parlamentit grek në vitin 2013. Sipas raportimeve në këtë dokument përmenden personazhe të përfshira në grupe kriminale të përfshira në gjobëvënie, vrasje dhe pastrim parash. Më tej bëhet me dije se Davella rezulton të jetë një personazh me lidhje të forta midis Athinës, Korfuzit e Sarandës, madje edhe pronar i pasurive të paluajtshme në këto vende.

Në dokument zyrtar të Parlamentit grek pasqyrohen emrat e pjesëtarëve të disa grupeve ndërsa në grupin e cilësuar “B” përfshihen edhe mafiozë grekë. Nga emrat e listuar është edhe Vasilis Grivas i cili është vrarë në 2017. Po në këtë dokument është edhe emri i Jorgos Litsas dhe Manolis Karaggianis të dy të vrarë në 2018.

Në këtë listë siç u theksua është edhe emri i shqiptarit i cili mbeti viktimë sot. Mes emrave të këtij grupi, ku janë shumë shqiptarë të tjerë, bie në sy edhe ai i Evis Shytit, një 40-vjec shqiptar i arrestuar këtë vit si pjesëtar i një grupi gjobëvënësish, i përfshirë edhe në një rast shpërthimi eksplozivi në muajin mars në Pire.

Grupi ku përfshihet Davella rezulton i akuzuar për “organizatë kriminale”, “vrasje”, “tentativë vrasje”, “gjobëvënie”, “grabitje”, “tentativë mashtrimi”, “pastrim parash” etj. Nuk dihet se në cilën nga këto vepra të grupit ka qenë i përfshirë 47-vjeçari shqiptar.

Ekzekutimi i Irakli Davellas/ Viktima përmendet në një dosje

vrasja e irakli davellas ne athine

Sondazh

Poll