Aktualitet

Vrasja e 45-vjeçarit shqiptar në Athinë, publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes, viktima i shtrirë në tokë (FOTO)

Mediat greke kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes. Në foto duket edhe trupi i pajetë i Devallas i cili është mbuluar me gjak.

15 Dhjetor 2024, 15:11 Nga N.F

Vrasja e 45-vjeçarit shqiptar në Athinë, publikohen pamjet nga

ATHINË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Athinë ku humbi jetën një 45-vjeçar shqiptar. Viktimë e atentatit mbeti Irakli Davella dhe u plagos rëndë Edi Lolo. Ndërkohë mediat greke kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes. Në foto duket edhe trupi i pajetë i Devallas i cili është mbuluar me gjak.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh. Me tej bëhet me dije se Edi Lolo kishte mbërritur në Greqi nga Dubai pak ditë më parë. Sipas Protothema, viktima 45-vjeç, nuk ishte një emër i panjohur, pasi kishte lidhje me persona të mafias greke që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve. 

Davella kishte marrë edhe shtetësinë greke në vitin 2009 dhe ishte pronar i një lokali në Peristeri. Gjithashtu rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.

Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Autorët e vrasjes, ende të paidentifikuar, janë afruar me automjetin e tyre që rezultonte i vjedhur, pranë shqiptarëve dhe i kanë qëlluar. Autoritetet greke po punojnë për kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

vrasja e shqiptarit ne athine

Sondazh

Poll