Aktualitet

U ekzekutua me armë zjarri në mes të ditës në Athinë, Irakli Davella pronar i disa bizneseve në Shqipëri dhe Greqi

Davella kishte lidhje me persona të mafias greke që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve. Gjithashtu rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.

15 Dhjetor 2024, 16:10 Nga r.ll
U ekzekutua me armë zjarri në mes të ditës në
pamje nga vendi ekzekutimit

GREQI- Një 45-vjeçar shqiptar humbi jetën ditën e sotme nga një atentat në Athinë. Irakli Davella u qëllua me armë zjarri nga disa persona të maskuar ndërsa dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh. Ai kishte lidhje me persona të mafias greke që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve. Gjithashtu rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.

Davella ishte bërë shtetas grek në vitin 2009 dhe ishte pronar i një lokali në Peristeri. Sipas raportimeve gjatë verës ai jepte edhe automjete me qera në ishujt grekë. Por viktima kishte në pronësi edhe disa biznese në Shqipëri. Në vitin 2006, 47-vjeçari rezulton të ketë regjistruar me vendim të Gjykatës së Sarandës, një biznes Kafe-Bar-Restorant, si dhe tregtimin e artikujve të ndryshëm dhe ushqimor e pije alkoolike me pakicë dhe shumicë në Delvinë, biznes i cili rezulton ende aktiv. Gjithashtu në vitin 2020 ai rezulton të ketë regjistruar biznes në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol për kultivimin e agrumeve, i cili tashmë është çrregjistruar.

Ndërkohë në atentatin e sotëm, i plagosur mbeti edhe një tjetër shqiptar, i identifikuar si Edi Lolo. Ky i fundit kishte pak ditë që kishte mbërritur nga Dubai në Greqi. Sipas mediave greke, Lolo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi mori plagë në bark dhe në kokë. Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Autorët e vrasjes, ende të paidentifikuar, janë afruar me automjetin e tyre që rezultonte i vjedhur, pranë shqiptarëve dhe i kanë qëlluar. 

irakli davella atentat shqiptareve ne greqi

Sondazh

Poll