Aktualitet

EMRAT/ Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, identifikohet viktima dhe autori

Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit, ku autorët e maskuar iu janë afruar shqiptarëve dhe i kanë qëlluar me armë zjarri.

15 Dhjetor 2024, 13:41 Nga r.ll
EMRAT/ Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, identifikohet viktima
foto ilustruese

GREQI- Janë identifikuar dy shqiptarët, të cilëve iu bë atentat mesditën e sotme në Athinë.Viktima është identifikuar si Irakli Davella nga Saranda dhe i cili ishte pronar i një lokali në zonën Peristeri të Athinës. Ndërsa personi tjetër i plagosur është identifikuar si Edi Lolo. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi raportohet se ka marrë plumba në kokë dhe në bark.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit, ku autorët e maskuar iu janë afruar shqiptarëve dhe i kanë qëlluar me armë zjarri. Më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. 

irakli davella edi lolo

Sondazh

Poll