EMRAT/ Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, identifikohet viktima dhe autori
foto ilustruese GREQI- Janë identifikuar dy shqiptarët, të cilëve iu bë atentat mesditën e sotme në Athinë.Viktima ...
Gjithashtu rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.
ATHINË- Një larje hesapesh dyshohet të ketë qenë shkaku i atentatit të ndodhur mesditën e sotme në Athinë, ku humbi jetën Irakli Davella, dhe u plagos rëndë Edi Lolo. Ky i fundit, kishte mbërritur në Greqi nga Dubai pak ditë më parë
Sipas Protothema, viktima 45-vjeç, nuk ishte një emër i panjohur, pasi kishte lidhje me persona të mafias greke që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve. Davella ishte shtetas grek, me origjinë shqiptare, pronar i një lokali në Peristeri. Gjithashtu rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.
Autorët e sulmit ishin në një makinë që ishte vjedhur më herët ditën e sotme. Vrasja e sotme ndodhi jashtë ambienteve të lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Autorët e maskuar kanë qëlluar në drejtim të shqiptarëve dhe Davella ka marrë një plumb në kokë, i cili ka qenë fatal. Ndërkohë Lolo dyshohet se është plagosur në kokë dhe në bark. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton vrasjen e po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
foto ilustruese GREQI- Janë identifikuar dy shqiptarët, të cilëve iu bë atentat mesditën e sotme në Athinë.Viktima ...
foto ilustruese GREQI- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Athinë, ku ka humbur jetën një shqiptar...
foto ilustruese TIRANË- Tetë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra penale të ndryshme. Mësohet se të...
foto ilustruese GREQI- Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i bërë ndaj dy shqiptarëve mesditen e sotme në Athinë. ...
foto ilustruese GREQI- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme jashtë një lokali në Athinë,...
foto ilustruese BERAT- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Berat. Policia bën të ditur se ka vënë në pranga&...
foto ilustruese KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tetë të pandehurve nën dyshimet pë...
pamje nga zona e permbytur BULQIZË- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiu dy ditët e fundit kanë përfshirë gjithë ven...
foto ilustruese VLORË- Një 24-vjeçar ukrainas është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Mësohet se 24-...
pamje nga arrestimi VLORË- Dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se kanë kryer së paku gjashtë vjedhje...