Aktualitet

I dënuar me 4 vite burg për zhvatje dhe shpifje, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi shqiptari ishte në kërkim për zhvatje dhe shpifje, vepra të kryera në vitin 2020.

15 Dhjetor 2024, 16:31 Nga N.F
I dënuar me 4 vite burg për zhvatje dhe shpifje, arrestohet
Foto ilustruese

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 43-vjeçar shqiptar. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi shqiptari ishte në kërkim për zhvatje dhe shpifje, vepra të kryera në vitin 2020. Më tej bëhet me dijse se ai ishte i dënuar në mungesë me 4 vite dhe 2 muaj burgim nga drejtësia italiane.

Mediat italiane bëjnë me dije se 43-vjeçari është arrestuar dy ditë më parë. Karabinierët e zonës së Aprilias hasën të dyshuarin 43-vjeçar, teksa gjatë kontrollit të tij dhe krahasimit të të dhënave, rezultoi se ishte i kërkuar.

policia italiane arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll